E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup: Emri te zgjidhet deri me 9 korrik

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hup Shefer, ka shprehur shpresen per zgjidhjen e mosmarreveshjes per ceshtjen e emrit te Maqedonise mes Shkupit dhe Athines. "Deshiroj te shoh qe me 9 korrik, kur Shqiperia dhe Kroacia do te nenshkruajne protokollin per anetaresim ne Aleance, ne te kemi dhe vendin e trete ne tryeze, Maqedonine", tha Shefer. Ai i beri keto komente pas takimit ne Shkup me shefin e diplomacise se Maqedonise, Antonio Milloshovski. Kjo eshte vizita e pare e shefit te NATO-s ne Maqedoni, qe nga mbajtja e takimit te Bukureshtit, ku per shkak te vetos greke, Shkupi nuk mori ftesen per anetaresim. Shefer kerkoi nga Maqedonia te le pas kraheve "zhgenjimin e hidhur" te vetos greke. Sekretari i Pergjithshem i Aleances do te takohet edhe me Presidentin Branko Cervenkovski dhe Kryeministrin Nikolla Gruevski.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›