E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surprizohen amerikanet, Papa me kepuce te kuqe

Nuk eshte nje yll mediesh, si paraardhesi i tij e megjithate Papa Benedikti XVI ia arriti t´i bente per vete amerikanet dhe t´i interesoje ata per Vatikanin. "Pa shih, ai ka veshur kepuce te kuqe". Amerikanet nuk dinin shume per Papen, pervec ndoshta faktit se eshte gjerman. Mosnjohuria nuk ka te beje me injorancen apo mosperfilljen e qellimshme kundrejt "Evropes se Vjeter", por me faktin se shumica e amerikaneve jane protestante. Ndonese nga 300 milione qytetare amerikane, 70 prej tyre i perkasin fese katolike, keta te fundit nuk bien ne sy ne jeten e perditshme. Per kete arsye, vizita e Papes u vleresua si vizita e nje miku te shtetit qe vjen nga Roma dhe kaq. Ne fakt, deri tani, Papa Benedikti XVI nuk ka rene ne sy me ndonje veprim te vecante. Dhe per sa i perket skandalit rreth 4000 prifterinjve pedofile, ne kishen amerikane mendohej se edhe ky skandal do te kapercehej si vitet e fundit: Te flitet sa me pak per kete teme! Por Benedikti beri te kunderten, duke i surprizuar amerikanet ne menyre pozitive: Qe perpara se te hynte ne SHBA-s, ai u mor me kete teme. Ai u shpreh perpara kamerave televizive amerikane se ndjen turp per ate qe ka ndodhur. Kjo deklarate i solli Papes shume pjesemarrje. Publiku mbeti serish i mrekulluar, kur Papa u takua me viktimat e skandalit dhe gjate meshes qe zhvilloi ne Katedralen St. Patrick´s, ai i beri thirrje kishes se tij qe te vetepastrohet.

Por Benedikti i habiti amerikanet edhe me veprime te tjera: Ai vizitoi nje sinagoge ne Nju-Jork dhe u pershendet atje me respekt e dashamiresi. Opinioni publik amerikan reagoi ne menyre aq pozitive ndaj vizites se Papes ne sinagoge, saqe Rabi Schneider, nje amerikan me prejardhje austriake, qe ka mbijetuar Holokaustin dhe Benedikti, i cili ndonese jo vullnetarisht si i ri i perkiste rinise se Hitlerit, bisedoi me Benediktin, jo vetem per forcimin e dialogut mes katolikeve dhe hebrenjve, por edhe per jeten dhe vlerat e saj ne gjuhen gjermane. Vezhguesit amerikane e cilesuan kete bisede si nje moment historik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›