E Shtunë, 31 Tetor 2026

"NATO, Shkupi te prese 9 korrikun"

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hup Shefer, deklaroi dje ne Shkup se shpreson qe Maqedonia te hedhe ne korrik nje hap te rendesishem drejt NATO-s. "Deshiroj qe me 9 korrik, kur Shqiperia dhe Kroacia do te nenshkruajne protokollin per inkuadrim ne NATO, ne tryeze te kemi edhe popullin e trete - tuajin", tha Shefer, gjate vizites se tij njeditore ne Maqedoni. "NATO eshte nje aleat, i cili punon me parimet e konsensusit dhe te 26 anetaret duhet te pajtohet me cdo vendim qe Aleanca duhet ta miratoje. Kjo per fat te keq nuk ishte e mundur ne Bukuresht, por shpresoj se do te behet e mundur shume shpejt", tha Shefer. "Ceshtja e emrit eshte hapur dhe kjo duhet te zgjidhet. Vitin e ardhshem NATO-ja ka 60-vjetorin dhe nuk do te deshironim qe kjo te ndodhte pa ju", shtoi sekretari i Pergjithshem i NATO-s.

Shkupi: S'bejme tregti me emrin

"Eshte lehte per Greqine te lavderohet me para te huaja evropiane, por ne nuk jemi tregtare. Jemi dhe do te mbetemi maqedonas, dhe ajo nuk varet nga parate greke". Kete deklarate e beri dje, ministri i Jashtem, Antonio Milloshovski, duke komentuar deklaraten e homologes greke, Dora Bakojani, se Athina do t'i jape ndihme ekonomike Shkupit, nese ben leshime per emrin.

Marreveshje dypaleshe me SHBA-ne

Maqedonia do te nenshkruaj me 7 maj nje marreveshje dypaleshe me SHBA-ne. Ajo pritet te firmoset ne Uashington nga sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs dhe homologu i saj maqedonas, Antonio Milloshovski. Per Shkupin, kjo marreveshje do te jete edhe nje konfirmim se Republika e Maqedonise mbetet ne kursin e integrimeve euroatlantike dhe investon ne partneritetin strategjik qe tashme e ka me Uashingtonin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›