Sot, dita boterore e Tokes
Data e sotme, 22 prilli, njihet ne gjithe boten, si Dita Nderkombetare e Tokes. Ajo konsiderohet dita e apelimit ndaj problemeve kryesore qe lidhen me degradimin e tokes, si rezultat i braktisjes dhe keqperdorimit te saj, ndotjen nga industrite kimike, erozionit te shkaktuar nga shpyllezimet masive, etj. Themeluesi i Dites se Tokes, senatori amerikan Gaylord Nelson, nisur nga deshira qe problemet mjedisore te hynin ne vemendjen e politikaneve, ne vitin 1962 hodhi mendimin per kremtimin e Dites se Tokes, qe me pas mori edhe aprovimin e Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne ate kohe, Xhon Kenedi. Ideja e festimit te Dites se Tokes, gjeti zbatim pas nje periudhe shtate vjecare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes (SHBA), ku me 22 prill te vitit 1970, ne mbrojtje te mjedisit te Tokes, u realizua nje demonstrim me pjesemarrjen e 20 milione veteve.