E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platformë rajonale me Kosovën e Maqedoninë

 

Sot në 97-vjetorin e Postës Shqiptare, binjakëzohen Posta e Durrësit me atë të Prizrenit dhe firmoset memorandumi i bashkëpunimit mes Postën e Kosovës. Posta Shqiptare do i dhurojë 50 biçikleta Postës së Kosovës. Të 3 kompanitë do të emetojnë një pullë të përbashkët me rastin e 100-vjetorit të lindjes së “Nënë Terezë”. Paraprakisht, drejtuesit e Postave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë janë takuar për të diskutuar thellimin mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes tre operatorëve të shërbimit postar në rajon. Kjo nismë ka një synim, implementimin e plotë të standardeve të Komunitetit Evropian në shërbimet postare të këtyre kompanive, duke qenë se të tre vendet synojnë BE-në. Titullarët e kompanive Gorea–Jashari–Rustemi do të firmosin platformën e bashkëpunimit, ku sot ajo do të startojë mes Shqipërisë dhe Kosovës për t’u pasuar më pas dhe me Maqedoninë. “Nisma Rajonale e Postës Shqiptare e përpunuar në këto vitet e fundit ka si qëllim ndjekjen e politikave të përbashkëta në tregun e shërbimeve postare dhe financiare. Zakonisht në të gjitha teknikat bashkëkohore përdoret teknologjia e lobingut, e cila konsiston në konvergjencën e interesave ose objektivave”, është shprehur drejtori i postës shqiptare Arqile Gorea. Ai shton se ajo që është konvergjencë me Postën e Kosovës dhe Maqedonisë është fakti se janë posta që vijnë nga një mentalitet lindor. Veç kësaj janë kufitare me teknologji dhe mentalitet të prapambetur që aderojnë të jenë pjesë e BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›