E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antimafia, ligji shkon në Kushtetuese

 

Ligji Antimafia, i miratuar dy ditë më parë do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese. Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të ndërmarrë nismën për të ankimuar në gjykatën supreme, ligjin për sekuestrimin e pasurive të personave të dyshuar, të cilët nuk e justifikojnë mënyrën se si e kanë krijuar. Drejtuesja ekzekutive e Komitetit të Helsinkit, Vjollca Meçaj, tha dje për median se “nuk u ftuan nga Ministria e Drejtësisë të ishin pjesë e diskutimeve të ligjit disa orë më parë më 74 votat e maxhorancës, por ai do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese”. “Ne nuk na është marrë mendimi dhe nga sa jemi informuar as organizatave simotra që merren me të drejtat e njeriut. Në fakt, kemi tentuar ta gjejmë projektligjit, por nuk kemi mundur ta sigurojmë atë. Efektivisht jemi shumë të interesuar. Kemi ndjekur me shumë interes të gjitha denoncimet ose pretendimet që kanë parashtruar juristë të ndryshëm në cilësinë e tyre si profesionistë. Sigurisht edhe ne jemi të interesuar tani që ligji është bërë, ka kaluar në parlament. Shpresoj që të kemi mundësinë që për ta shtënë atë në dorë”, u shpreh Meçaj. Kundër këtij ligji janë shprehur dhe juristë dhe avokatë, të cilët kanë theksuar se ai bie ndesh me të drejtat e liritë e njeriut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›