E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehra te kryeministria, shoqërohen 10 bashkiakë

 

TIRANE - Dhjetë punonjës të Bashkisë së Tiranës u shoqëruan mbrëmë në Komisariatin nr.6 të policisë, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. Incidenti me punonjësit e sektorit të Pastrim Gjelbërimit të Bashkisë ka ndodhur rreth orës 19:00 në disa rrugica të lagjes Kombinat, në kohën kur vetë të shoqëruarit kanë thënë se ishin duke kryer punën e tyre. Burime nga policia thanë se punonjësit e pastrimit kanë qenë duke mbledhur plehra nëpër rrugë, të cilat pasi t’i grumbullonin do t’i mblidhnin për të ndërtuar një “monument” me plehra para godinës së Kryeministrisë. Gjithçka do të realizohej në vendin e caktuar ku do të zhvillohet protesta e sotme e Partisë Socialiste. Punonjësit e Bashkisë e kanë mohuar pretendimin e organeve të rendit, duke thënë që ata po bënin punën e tyre, por këtu ka nisur edhe incidenti mes tyre dhe policisë. Ndërkohë, menjëherë sapo janë njoftuar për shoqërimin e 10 punonjësve të Pastrim Gjelbërimit, drejt Komisariatit nr.6 janë nisur përfaqësues të Partisë Socialiste të cilët janë shprehur se ky shoqërim ndodh një ditë para skadimit të afatit që vendorët i kanë dhënë qeverisë. Policia tha se ka ndërhyrë pas një informacioni të marrë nëpërmjet telefonit, duke ndaluar dy automjete tip Benz Kamion me targe TR 1874 I dhe TR 1882 I. Nga verifikimet e bera ne vend u konstatua se keto dy automjete ishin mjete te Ndërmarjes se Pastrim Gjelberimit Nr.1 Tirane, dhe kishin ngarkuar disa thase plastike me plehera nga verifikimi i dokumentacionit te mjeteve rezultoi se te dy keto mjete kishin mangesi ne dokumentacion. Ato janë bllokuar dhe dërguar në pikën e bllokimit të mjeteve kurse drejtuesit e tyre janë shoqëruar në komisariat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›