Platini: Futbolli shqiptar po permiresohet

"Sot une do te doja akoma me shume te ndanim eksperiencen dhe menyren e te te berit te gjerave. Ne Nion ne kemi krjuar nje program per te shkembyer eksperiencave mes federatave, per te periftuar nga eksperienca e njeri-tjetrit, per te zvogeluar hendekun teknik mes federatave te medha dhe atyre te vogla. Ne te UEFA-s jemi shume te kenaqur qe kemi nje demokraci e cila eshte e perbere nga 53 demokraci te federatave qe jane antare tona. Nga kjo demokraci varet dhe besimi i organizmave te tjera. Kjo demokraci egziston nese kemi nje pavaresi politike nga qeveria. Ne bashkepunojme me te gjitha qeverite ne te gjithe boten dhe respektojme ligjet e shteteve, por nuk lejojme nderhyrjet qe shkelin statutin tone. UEFA dhe FIFA jane te angazhuara te mbrojne antaret e tyre nese kercenohen nga qeverite", tha Platini.
Presidenti i UEFA-s, nuk ka lënë pa përmendur këtu edhe klimën e mirë që egziston aktualisht mes FSHF-s dhe qeverisë.
"Ne Shqiperi pak kohe me pare situata ka qene e veshtire. Por pas takimit qe pata me presidentin e Republikës, ai me konfirmoi se gjerat po permiresohen. Nga ana sportive mund te them se futbolli shqiptar po permiresohet kete gje e tregoi dhe perfaqesuesja juaj ne Portugali. Per kete dua te falenderoj edhe trajnerin te cilin e kam ndjekur qe nga koha kur luante me Ajaksin e Amsterdamit. Une isha i vogel dhe me benin te enderroj. Per ta mbyllur dua te them se UEFA do t'ju qendroj gjithmone prane, ju uroj suksese", u shpreh Platini.
Menjëherë Michel Platini është larguar nga Pallati i Kongreseve drejt aeroportit të "Nënë Tereza". Vizita e tij e radhës do të jetë në Rumani e më pas në Ceki.