E Shtunë, 31 Tetor 2026

Altin Lala barazon Strakoshen 73 ndeshje

Rekordi

Eumlshte rikthyer ne Kombetaren shqiptare pas me teper se tete muajve mungese dhe ka qendruar ne fushen e lojes ne Korce pergjate gjithe 90-minuteshit. Perballe Maqedonise Altin Lala tregoi se eshte rikthyer ne formen optimale pas demtimit ne gju megjithate fakti me i rendesishem eshte se mesfushori kavajas eshte ngjitur ne kuoten e 73 ndeshjeve me fanellen kuqezi. Ne kete menyre mesfushori qe sot feston 35-vjetorin e lindjes ka barazuar rekordin e ish-portierit legjendar Foto Strakosha futbollistin qe deri me tani mbante i vetem rekordin e prezencave ne perfaqesuese. Pasi arriti kete shifer tashme kapiteni Lala ka shansin qe te vendose nje tjeter primat pasi ai cilesohet si nje element mjaft i rendesishem nga trajneri Josip Kuzhe deri ne fund te ndeshjeve ne Grupin D kualifikues te Euro 2012.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›