Platini e bën zyrtare: Do rikandidoj në 2011
PARIS- Presidenti i UEFA-s Mishel Platini bëri të ditur rikandidimin e tij për këtë post në Kongresin që do të mbahet në Maj të vitit 2011 në Paris. Francezi, i zgjedhur në vitin 2007 si pasues i Lenart Johanson, deklaroi para delegatëve në Kongresin e Tel Avivit se vitin e ardhshëm do të kërkojë mandatin e tij të dytë në krye të organizmit më të lartë të futbollit. “Sfida më e madhe për mua ishte të kuptoja nëse duhet të qëndroja për një tjetër mandat apo jo, - deklaroi Platini. – E mendova mirë dhe mund të them se jam një njeri i lumtur dhe një president i lumtur, kështu që kam vendosur të rikandidoj”, u shpreh ai, duke shkaktuar ovacione në sallë. Mishel Platini bëri të ditur edhe disa nga pikat kryesore të programit të tij për 4 vitet e ardhshme, duke u mbështetur sërish te përkrahja e federatave të vogla, sidomos për kompeticionet e rëndësishme. Ai përmendi pikërisht Shqipërinë për të ilustruar atë çfarë duhet bërë në të ardhmen. “Kur unë isha futbollist me Juventusin, ne mund të luanim ndeshje të Champions League edhe në Islandë apo Shqipëri, kjo ishte pikërisht ajo çfarë nënkuptonte termi Kupë e Evropë, - tha Platini. - Për tifozët e këtyre vendeve ishte një gjë e jashtëzakonshme të shihnin skuadrat e mëdha të luanin në fushën e tyre, por tani kjo ka ndryshuar dhe ne duhet t’ua rikthejmë këtyre tifozëve këto ndeshje”, shtoi numri 1 i UEFA-s. I pyetur për favoritët e kampionatit Botëror, Platini vlerësoi Brazilin, Anglinë dhe Spanjën, ndërsa Argjentinën, Francën, Holandën, Italinë, Bregun e Fildishtë dhe Portugalinë i futi mes atyre që mund të bëjnë surprizën.
Një temë e veçantë e Kongresit të mbajtur në Tel Aviv ishte korrupsioni në futboll dhe sidomos fiksimi i ndeshjeve. Të mërkurën policia turke burgosi 46 persona, mes të cilëve futbollistë të kategorisë së parë, të lidhur me trukimin e ndeshjeve. Disa prej tyre më vonë u liruan, por prokuroria ka ngritur akuzë zyrtare ndaj ish-lojtarit të kombëtares turke Fatih Akiel. “Ne kemi kontakte të rregullta me Federatën Turke, - deklaroi zëvendës sekretari i UEFA-s Xhani Infantino. – Që kur ngritëm Sistemin e Dedektimit të Mashtrimeve me Bastet, ne kemi nisur të godasim sisteme të ndryshme të trukimit të ndeshjeve. Që prej qershorit të vitit 2009 kemi monitoruar të paktën 30 mijë ndeshje. Ajo çfarë ndodhi në Turqi, ka ndodhur edhe në vende të tjera, por ne duhet të përgëzojmë Federatën dhe autoritetet turke për veprimet e tyre”, u shpreh Infantino. Në Kongres u caktuan gjithashtu edhe kalendaret për disa grupe të Europianit 2012, në të cilët skuadrat nuk kishin arritur akord mes tyre.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)