Kosovë, Thaci: Së shpejti riformatoj qeverinë
PRISHTINë- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar të enjten se riformatimi i Qeverisë, i deklaruar prej muajsh, do të ndodhë shumë shpejt. Kreu i qeverisë ka thënë se ky proces, nuk do të ndodhë për shkak të përfundimit të raundit të tretë të zgjedhjeve për kryetar komunash, siç është interpretuar në media.
“Unë asnjë proces nuk e kam pasur të ndërlidhur me asnjë proces elektoral lokal. Axhenda shtetërore ka vazhduar suksesshëm për t’u implementuar. Natyrisht se çdo ditë është duke ndodhur afirmimi i energjive të reja në kuadër të qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar kryeministri Thaçi, pas mbledhjes së Qeverisë.
“Një afirmim i tillë do të ndodhë edhe në të ardhmen, pasi që mund të them se jemi në axhendën më të rëndësishme të vendimmarrjeve jashtëzakonisht të rëndësishme për vazhdimin e qeverisjes së mirë, për rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në punë, por edhe për angazhimet e tjera, të cilat janë të domosdoshme në këtë periudhë kohore”.
Megjithëkëtë, ai nuk ka pranuar të japë një përgjigje se kur do të finalizojë konfiguracionin e ri të kabinetit qeveritar.
(m.a/BalkanWeb)