Platini insiston për Botëror gjatë dimrit
TIRANE-Presidenti i UEFA-së, Michel Platini është i vendosur për zhvillimin e Kampionatit botëror gjatë stinës së dimrit, për herë të parë në histori të garës ndërkombëtare.
Francezi insistoi rreth idesë së tij që Botërori 2022 në Katar të zhvillohet gjatë dimrit duke zgjatur stinorin në ligat kryesore evropiane.
“Shpresoj të zhvillohet në dimër”, tha Platini për të përditshmen angleze London Evening Standard. “Ne duhet të shkojmë në Katar. Pas 10 vitesh ne mund të merremi vesh për të vazhduar sezonin në Evropë për një muaj më tepër”, u shpreh ai.
Ideja e zhvillimit të Botërorit 2022 gjatë stinës së dimrit është vënë për t’ju shmangut temperaturave të larta që mbretërojnë në shtetin mikpëritës gjatë verës.
(d.b/BalkanWeb)