Platini kundër Fergusonit, mbron Europa Leaguen

“Bota nuk sillet rreth Anglisë. Më pëlqen shumë Anglia, futbolli është fantastik, tifozët janë të mrekullueshëm por nuk duhet të kritikoni Europa Leaguen vetëm pse keni luajtur në tri finale të Ligës së Kampionëve”, tha Platini duke iu referuar paraqitjeve të mira të Unitedit në garat e viteve të kaluara, përfshirë triumfin më 2008 dhe përcjellësin e parë më 2009 dhe 2011.
“Europa League është garë e shkëlqyeshme, është mahnitëse. E di se zotëri Ferguson do të kishte preferuar të jetë në Ligën e Kampionëve por ka shumë klube që nuk e kanë atë mundësi”, shtoi ai.
Ferguson kishte shprehur dëshpërimin e tij pas ndeshjes me Baselin dhe pjesëmarrjen në Europa League, garë në të cilën ai nuk është paraqitur asnjëherë më Manchester Unitedin. “Ky është dënim për ne që nuk u kualifikuam sonte”, kishte thënë Ferguson.