E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja sërish refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos, refuzon thirrjen e Parlamentit Evropian që pavarësia e Kosovës të njihet nga gjitha vendet e BE-së. Sipas Moratinos Spanja respekton pozicionin e BE-së, por nuk ndan të njëjtin qëndrim me të. "Ne respektojmë të gjitha rezolutat e Parlamentit Evropian por qeveritë kanë opinionet e tyre dhe Spanja ka opinionin e vet " vazhdoi shefi i diplomacisë spanjolle duke vënë në dukje se "pjesa më e madhe" e anëtarëve të OKB-së nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Parlamenti Europian miratoi dje në Strazburg një rezolutë në të cilën ftonte të gjitha vendet e Bashkimit Evropian që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Rezoluta u miratua me 424 vota pro, 133 kundër dhe 24 abstenim. Rezoluta përshëndeste edhe vendosjen e suksesshme të Eulex-it në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe në veri të Ibrit, duke përsëritur kundërshtimin e mundësisë së copëtimit të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›