Zvicër,këpucë kundër ambasadorit izraelit
Ambasadori izraelit në Zvicër, Benny Dagan ka përfunduar në listën e politikanëve të goditur me këpucë në shenjë proteste. I ftuar nga studentët në universitetin e Stokolmit për të folur për zgjedhjet politike në Izrael, ambasadori është goditur me këpucë. Veprimi nuk është komentuar zyrtarisht as nga ambasada, as nga diplomati. Sipas agjencisë së lajmve "TT", kundër Dagan janë lëshuar edhe objekte të tjera, por nuk specifikohen se çfarë. Për këtë akt, policia ka vënë në pranga dy persona.