E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini ne Tirane. Berisha Stadium te ri

Presidenti i UEFA-s francezi Mishel Platini i shoqeruar edhe nga 11 presidente federatash futbolli ne mbare Europen perfshire ate spanjoll polak grek ukrainas etj. mberriti ne Shqiperi me rastin e 80-vjetorit te krijimit te Federates Shqiptare te Futbollit qe daton ne vitin 1930.

Platini ne viziten e tij te peste ne Shqiperi qysh kur mberriti per here te pare me 17 nentor 1990 si trajneri i ekipit Kombetar te Frances per ndeshjet eliminatore te Kampionatit Europian 1992 Shqiperia humbi 1-0 u prit ne aeroportin nderkombetar Nene Tereza - sot bamiresia shqiptare me fame boterore kishte dhe diten e Lumterimit te saj - nga drejtuesit me te larte te FSHF-se perfshire presidentin Armando Duka.

Presidenti i UEFA-s Mishel Platini i shoqeruar nga presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka u prit nga kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Raman ne hyrje te fushes stervitore te Tiranes Skender Halili.

Numri nje i qeverise europiane te futbollit peruroi dy ambiente stervitore te shtruara me bar artificial investime keto ku UEFA ka dhene fondet e saj.

UEFA ka bashkepunuar ngushte me Federaten Shqiptare te Futbollit permes solidaritetit ne programin Hat-trick nje program shume i rendesishem ne federatat me te ardhurat modeste sic eshte Shqiperia. UEFA ka investuar shume vitet e fundit ne infrastrukturen e futbollit shqiptar.

Te pranishem kane qene drejtues te larte te rekordmeneve te Shqiperise perfshire presidentin-donator Refik Halili shefin e klubit Rauf Dimraj trajnerin e bardhebluve Nevil Dede si dhe ish-figura te njohura te se kaluares sportive te klubit me te vjeter te kryeqytetit.

Platini Duka dhe Rama improvizuan nje konference te shkurter per mediat ku nuk munguan as batutat e francezit i njohur per te tilla efekte.

Ne oren 1600 agjenda e Platinise vazhdoi me pritjen e dhene nga kryeministri shqiptar Sali Berisha ky i fundit eshte specializuar si mjek ne France. Pas nje takimi kortezie Berisha dhe Platini dhane nje konference shtypi per mediat.

Puna per stadiumin e ri do te nise sa me shpejt. Duhet ta kemi gati per vitin 2012. Ky stadium do te behet ne bashkepunim me UEFA-n. Do te ndertojme stadiumin me te bukur - tha Berisha i cili se fundi ne stadiumin aktual Qemal Stafa ishte i pranishem gjate ndeshjes Shqiperi-Bosnje 1-1 te vlefshme per eliminatoret e Kampionatit Europian te vitit 2012.

Kryeministri Berisha u tregua shume entuziast ne fjalen e tij dhe falenderoi ne menyre te vecante Platinine per mbeshtetjen e madhe qe i jep UEFA Federates Shqiptare te Futbollit.

Faleminderit per pritjen e ngrohte. Shume shpejt Shqiperia do te behet me stadium te ri. Ajo ka nevoje per te. UEFA do ti jape mbeshtetje te plote FSHF-se. Ky eshte nder rastet e vetme ne te cilat UEFA ka vendosur te investoje - tha Platini i cili i dorezoi kryeministrit Berisha dhe flamurin e vogel simbolik te UEFA-s.

Kjo eshte hera e dyte qe Mishel Platini vjen ne Tirane ne rolin e presidentit te UEFA-s pas Asamblese se Pergjithshme te FSHF-se me 12 nentor te vitit 2008 ku zbuti jo pak atmosferen e renduar te asaj kohe midis qeverise shqiptare dhe Federates Shqiptare te Futbollit.

Ne ate kohe presidenti i FSHF-se Armando Duka e konsideroi viziten si historike nderkohe qe ne mbyllje te fjalimit te tij pershendetes Platini tha ne shqip Faleminderit shume. Gjate kesaj vizite Platini u prit nga presidenti Bamir Topi te cilin shefi i UEFA-s e cilesoi si nje nje tifoz i madh e i dashuruar pas futbollit.

I pyetur nga gazetaret ne lidhjen me incidentin ne Xhenova te Italise kur huligane serbe dogjen flamurin shqiptar gjate ndeshjes Itali-Serbi te nderprere pas vetem gjashte minutash loje Platini tha UEFA nuk mund te flase tani. Jemi duke pritur vendimin e Komisionit Disiplinor.

Ky vendim do te merret me 29 nentor pavaresisht se ishte parapare qe te merrej me 28 tetor.

Kreu i UEFA-s do te takoje edhe Presidentin e Republikes Bamir Topi si dhe ministrin e Turizmit Kultures Rinise e Sporteve Ferdinand Xhaferaj.

Presidenti aktual i UEFA-s Mishel Platini eshte ne kete detyre nga 26 janari i vitit 2007 kur ai fitoi zgjedhjet kunder suedezit Lenart Johanson ne Kongresin e Duseldorfit ne Gjermani.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 19 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›