Platini në alarm, i frikësohet të ardhmes

Presidenti i shtëpisë evropiane në futboll (UEFA), Michel Platini, ka tërhequr vëmendjen se është rritur në mbarë botën problemi rreth financave të klubeve.
Francezi ka thënë se ka frikë për të ardhmen e futbollit për shkak se sipas tij, shumë klube mund të falimentojnë për shkak të borxheve. Ai ka pranuar se po i tërheq vëmendjen klubeve që të kenë shumë kujdes në shpenzimet e tyre.
Sipas “France Press”, Platini ka theksuar gjithashtu, se është shumë i shqetësuar edhe rreth grevave të futbollistëve në Itali e Spanjë, si dhe rritjen e tatimeve. Platini është i vendosur që të mos heqë dorë nga plani i tij për Fair Play finaciar, i cili planifikon që të stabilizojë gjendjen financiare të klubeve.