PNUD, fushatë sensibilizuese për sigurinë në rrugë

PNUD në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe agjensi të tjere të OKB-së në Shqipëri do të nisë një fushatë sensibilizuese për sigurinë në rrugë. Lajmin e konfirmon për "Ora Neës" menaxherja e zyrës së komunikimit në PNUD në Shqipëri Nora Kushti. Sipas saj fushata sensibilizuese do të zgjasë 2 muaj dhe synon uljen e ndjeshme të aksidenteve dhe pasojave të tyre. Ajo shtoi gjithashtu se në fushatë do të përfshihen spote televizive, emisione, postera dhe një sensibilizim do të bëhet edhe nëpër shkolla.