E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëngjet e gazuarathyejnë kockat

TIRANE- Ekspertët shëndetësorë mendojnë se ekziston një lidhje ndërmjet konsumimit të lëngjeve të gazuara dhe humbjes së qelizave kockore.
Shkencëtarët nga Universiteti i Nebraskas kanë realizuar një studim me pjesëmarrjen e disa vajzave të cilave u kanë dhënë lloje të ndryshme lëngjesh të gazuara duke konstatuar rrezikun e zhvillimit të osteoporozës.

Kohëve të fundit, njerëzit më shumë kanë dëshirë të pinë lëngje të gazuara sesa të tilla që përmbajnë kalcium (siç është qumështi). Kjo gjë sjell deri te konsumimi i sasisë së vogël të kalciumit me anë të ushqimit, që shton rrezikun e zhvillimit të osteoporozës (sëmundje e eshtrave që shton rrezikun për fraktura).
(e.n/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›