E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plazhi shkembor i Kallmit

Frekuentimi i plazhit të Kallmit, i pamohueshëm ne bukurite e tij bregdetare, vihet në pikëpyetje për shkak të zvarritjeve të pakuptimta në përmirësimine infrastrukturës
Rruga që pershkon plazhin në një gjatësi prej 3 kilometra eshte e mbushur me gropa, e paasfaltuar dhe mjaft e vështirë për tu frekuentuar me automjete.
Plazhi shkembor, vizitohet, duke marrë rrugën automobilistike Durrës - Plazhi i Currilave dhe pastaj vazhdohet edhe per 3 kilometra te tjera në një rrugë të paasfaltuar.
Këto zona janë të preferuara nga grupmosha te ndryshme, por problemet në infrastrukturë e bëjnë këtë plazh jo shumë të frekunetueshëm
Projekti për rikonstruksionin e rruges Currila-Kallm është i hershëm dhe sipas premtimit të bërë vite më parë, nga drejtuesit e bashkisë së Durrësit, rehabilitimi i saj sot duhet te kishte perfunduar.
Por, ne nje kohe qe na ndajne vetem pak dite nga sezoni turistik, ambicjet e bashkise së Durrësit, nuk parashikojne rehabilitimin e ketij aksi mjaft te rendeishem per zhvillimin e turizmit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›