E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney publikon spotin Dita e pare

Spoti televiziv i ish guvernatorit të Masacusets Mitt Romney ka sjellë një panoramë të ditëve të paatë në krye të shtëpisë së Bardhë .
“Dita e parë: presidenti Mitt Romney ka firmosur menjëherë vendimin për naftësjellësin Keystone, që lidh Kanadanë me Shtetet e Bashkuara, duke krijuar mijëra vende pune që Obama do të kishte bllokuar”. Video prej 30 sekondash do të transmetohet në televizionet amerikane me titullin “Day One”, që do të thotë “dita e parë”. Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara është ashpërsuar së tepërmi në javët e fundit, me dy rivalët, Romney dhe Obama, që kanë bërë spote publicitare dhe dokumentare kundër njëri-tjetrit Para pak ditësh, me synimin për të sulmuar presidentin Obama me teori imagjinare mbi fëmijërinë e tij, doli në internet një film “trash” me titullin “Ëndrra nga Babai i Vërtetë”. Ndërsa më herët, stafi elektoral i presidentit Obama publikoi një reklamë përmes të cilës kërkonte të shfrynte rekordin e punësimit të kandidatit rival Mitt Romney.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›