E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, përplasje me gardën, shkak pronësia

Vazhdon konflikti i pronave në qytetin e Vlorës. Ashtu siç pritej, vetëm pak minuta ky konflikt i tashëguar ka degjeneruar në dhunë, duke shkaktuar përplasje fizike mes forcave të Gardës së Republikës dhe pronarëve të tokave në zonën e “Vilave Qeveritare”.

Kjo situatë e tensionuar ka ardhur pasi pronarët pretendojnë se kanë fituar gjyqin për të drejtën e tokës.

Mësohet se rreth 100 persona, gra ,burra dhe fëmijë ishin futur në ndërtesat e kësaj zone dhe është dashur ndërhyrja e Gardës dhe forcave policore të Ndërhyrjes së Shpejtë për të nxjerrë me dhunë qytetarët. Momentalisht zona është marrë në mbikqyrje të gardës, ku forcat kanë rrethuar të gjithë zonën.

Ndërkohë mësohet se nuk ka të lënduar në këtë konfrontim, por situata vazhdon të mbetet e tensionuar.
 

Më herët Gjykata e Lartë u kishte dhënë “ok” pronarëve të tokës, megjithatë problemi i vilave qeveritare është një çështje shumë e ndërlikuar , pasi është një konfklikt interesash ndërmjet pronarëve të tokave dhe pronarëve aktualë të cilët kanë investuar në ndërtimin e objekteve atje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›