E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plehrat te parat

Ajo qe ndodhi sezonin e kaluar ne Butrint nuk duam te perseritet dhe per keto po ju porosisim qarte qe tani Ndersa kerkohet nga Kryeministri angazhimi i ministrave per te garantuar standarde pastrimi ne te gjitha akset nacionale dhe plazhet kryesore kjo do te thote se nga ana jone nuk do te tolerohet dhe do te qendrohet ashper nese do te konstatohet nje sherbim jo korrekt ne parqet dhe muzete tona. Ka qene kjo fjala e ministrit te kultures dje ne analizen vjetore te Institutit te Monumenteve te Kultures dhe drejtorive rajonale mbledhje qe u krye me dyer te mbyllura.

Eumlshte lexuar fjala e ministrit nje ekspoze me shume didaktike nga ana e drejtorit te IMK Apollon Bace per te kuptuar se sapo ka nisur fushata per sezonin turistik me perqendrimin e vemendjes mbi monumentet e kultures dhe si po zhvillohet trashegimia kulturore. Ne kete analize ne do hedhim nje veshtrim mbrapa per te pare se cfare zgjidhem mire por edhe cfare nuk kemi bere si duhet per vitin qe lame pas dhe vetem mbas kesaj analize do te jemi ne gjendje te projektojme me cilesine e duhur se cilat do te jene angazhimet kryesore per vitin qe sapo ka hyre dhe ne vazhdim - ka thene ne hyrje Xhaferaj. Me nje veshtrim te shpejte viti 2010 i takonte reformave ne sistemin e trashegimise kulturore. Ndonese nuk ka kaluar pa debate mes specialisteve Xhaferaj e ka konsideruar si mbikeqyrje te efektshme varesine e drejtperdrejte vetem nga MTKRS te drejtorive rajonale te kultures dhe parqeve arkeologjike.

Mbas nje pune disa mujore reformuese me date 10.11.2010 me vendimin nr. 983 Keshilli i Ministrave kaloi nje vendim qe percakton sakte mekanizmin e ristrukturimit te IMK dhe drejtorive rajonale te kultures sipas te cilit aktiviteti i perditshem menyra e sistemimit dhe e gjitha axhenda teknike kalon nen mbikeqyrjen e IMK dhe Ministri ka te drejten e shkarkimit dhe emerimit te titullareve respektove - ka thene ministri. Ndersa u shpreh se reforma do te vazhdoje me miratimin e ligjit te ri per Trashegimine Kulturore ku krahas perqasjes me direktivat e BE-se do te pervijohet edhe me qarte dhe sakte reforma i institucioneve te trashegimise kulturore. Ne fakt miratimi i ligjit te trashegimise kulturore ishte nje nga detyrat qe kryeministri i ndau pak dite me pare kesaj ministrie ne kete prag sezoni turistik. Duke u konsideruar si strategji per zhvillimin e turizmit per here te pare trashegimia kulturore ka pasur nje vemendje kaq totale. Ndoshta pak vone pas 20 vitesh ku gjurmet e shkaterrimit kane lene traume te madhe sidomos ne vitin lsquo97 me grabitjen vjedhjen shkaterrimin Megjithate nje nga vemendjet e djeshme te ministrit ka qene rehabilitimi i qendrave historike nepermjet bashkepunimit me delegacionin e Komisionit Evropian ne Tirane me fonde te CARDS 2006 dhe IPA 2009. Nisma per kalate ka vite e publikuar ndersa dje u lajmeruar ne prani te medieve se ne gjashte mujorin e pare te ketij viti perfundon faza e pare qe lidhet me rehabilitimin e Kalase se Himares Krujes dhe Kalane e Tiranes. Po kete gjashte mujor fillon edhe faza e dyte qe lidhet me qendrat historike te Shkodres Elbasanit Korces dhe Beratit. Te gjitha keto nderhyrje jane teresisht ne funksion te permiresimit te cilesise se jetes se komunitetit dhe eksperiences se vizitoreve. Ne te gjitha rastet sikurse edhe me pare do te vazhdoje bashkepunimi me pushtetin lokal tek i cili adresohen keto projekte - tha Xhaferaj. Ministri tha se te rendesishme do te jene edhe nderhyrjet ne destinacionet kryesore te trashegimise kulturore ku flitet ne permiresimin e aksesit te vizitoreve ne Butrint nepermjet biletarive elektronike por edhe hartimin dhe perfundimin e planit te menaxhimit te arkeologjise dhe monumenteve. Do te nderhyhet ne menaxhimin e parkut arkeologjik te Apolonise ku germimet arkeologjike do te behen ne ne funksion te turizmit si dhe pritet te perfundoje ceshtja e muzeut arkeologjik qe do financohet nga UNDP dhe UNESCO. Rreth 1milion dollare do hedhe ministria per nje godine te re per familjaret qe kane zene tokat ne amfiteatrin e Durresit duke zhbllokuar nje nga problemet e mbartura qe ka pasur kjo zone arkeologjike. Merr fund edhe kalvari i projektit per te hapur nje pavijon etnografik ne Muzeun Historik Kombetar. Behet me dije se dje eshte nenshkruar projekti ne bashkepunim me UNDP dhe UNESCO dhe financim nga qeveria spanjolle.

Ne linje te problematikes qe kane muzete neper qytete Xhaferaj tha se permiresim do kete dhe ne muzeun e Krujes ne Kalane e Shkodres nderhyrje ne Antigone si dhe koordinimi me projektet rrugore qe perfundojne ne site arkeologjike. Te gjitha keto do jene ne funksion te nje bashkepunimi intensiv me operatoret turistike per te afruar me cilesine e duhur vlerat tona te trashegimise kulturore.

Nese turizmi kete vit permbush keto detyra qe foli dje ministri para mediave e sidomos fushata per te hequr plehrat nga rruget nacionale e zona turistike ndash mbledhjet le te behen nga mengjesi ne mbremje me dyer t e mbyllura Kjo do ishte problemi me i parendesishem perballe prioritetit qe ka marre trashegimia kulturore per ti shpetuar te pakten degradimit dhe grabitjeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›