E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndaras nga Arctic Monkeys

Këngëtari i grupit të njohur të rok-muzikës alternative Arctic Monkeys, Alex Turner, në muajin mars do të publikojë albumin e parë të tij solistik. Nga Express më 08 shkurt 2011 në ora 13:15

Kompozimet nga ky album paraqesin në fakt muzikën përcjellëse të filmit ‘Submarine’, i cili u shfaq në festivalin e sivjetmë filmik të filmit të pavarur, Sundance Film festival.

Shtëpia diskografike Domino Records ka njoftuar se albumi fillimisht do të dalë në shtije në Britani dhe SHBA, më 14 mars të këtij viti.

"Ky do të jetë një edicion i ndarë nga albumi i ri i grupit Arctic Monkeys”, sqaroi zëdhënësi i Domino Records, duke aluduar në albumin e katërt të grupit, i cili do të publikohet gjatë këtij viti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›