Zoti Minister na mungon konservimi muzeal

Leter e hapur Ministrit te Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve zotit Ferdinand Xhaferaj - Deri tani mungon nje hallke ose me mire nje post teper i rendesishem qe siguron trashegimine e kultures materiale ai i konservimit pra i shkences se trashegimise. Se pa konservim nuk mund te kete trashegimi. Ju e dini se konservimi eshte ruajtja e statu quo-se se gjendjes se nje objekti apo monumenti pra ngrirja e proceseve degraduese te te gjitha formave gje qe nuk sigurohet nepermjet restaurimit. Ne kete nuk e kemi. Ose per hir te se vertetes ne disa raste si per shembull ne fondin etnografik te Qendres se Studimeve Albanologjike e kemi teper te kufizuar. Pra neve na mungon shkenca e konservimit. Kjo eshte per te gjithe Shqiperine.
Zoti Xhferraj
Ceshtjen te cilen do ta shtjelloj ne kete shkrim edhe mund ta kishim biseduar ne zyre por zgjodha kete menyre per te vetmen arsye njohjen sa me te gjere te problemit gje qe edhe juve ju lehteson ne zgjidhjen e saj.
Gjithmone ne ministrine qe ju drejtoni qe nga Ministria e pare e Arsimit qe mbulonte edhe kulturen e deri tani mungon nje hallke ose me mire nje post teper i rendesishem qe siguron trashegimine e kultures materiale ai i konservimit pra i shkences se trashegimise. Se pa konservim nuk mund te kete trashegimi. Ju e dini se konservimi eshte ruajtja e statu quo-se se gjendjes se nje objekti apo monumenti pra ngrirja e proceseve degraduese te te gjitha formave gje qe nuk sigurohet nepermjet te restaurimit. Ne kete nuk e kemi. Ose per hir te se vertetes ne disa raste si per shembull ne fondin etnografik te Qendres se Studimeve Albanologjike e kemi teper te kufizuar. Pra ne na mungon shkenca e konservimit. Kjo eshte per te gjithe Shqiperine.
Pyetja e pare do te ishte kjo Perse nuk eshte bere
Pikerisht per kete vendosa tju drejtohem. Pergjigjja me e thjeshte dhe me e koncentruar eshte kjo Sepse trashegimia materiale eshte drejtuar nga profesioniste qe nuk jane te ketij profesioni dhe qe nuk e njohin Madje nuk e konceptojne dot. Jo per ta trajtuar ne konferenca por per ta zbatuar. Konservimi eshte ceshtje kimie dhe fizike ndersa ata qe komandojne linjen e trashegimise ne cfaredolloj niveli jane te profesioneve fare te largeta. Nuk e them kete per te ofenduar njeri absolutisht jo asnje keqkuptim. Kam respektin me te madh per ta jemi te njohur kolege bisedojme. Por eshte ceshtje profesioni eshte si te thuash futja e nje bote te re ne traditen e konsoliduar me te gjitha aspektet e vjetra. Dhe ketu po ta mendojme holle-holle ndeshet deshira per te miren me paditurine shkencore.
-Bejeni - do te thoni ju.
Nuk eshte e lehte. Konservimi nuk do vetem kuptim dhe fjale apo keshilla do edhe strategji shteterore detyrimisht do ta shtjelloj me poshte.
Pra ne kemi muzeume mbledhim objekte i inventarizojme i ekspozojme etj. Fleme mendjen duke thene se edhe i restaurojme. Kjo nuk eshte e vertete sepse kapacitetet restauruese tonat jane ku e ku me te vogla krahasuar me te domosdoshmen. Le qe e thashe edhe me lart se restaurimi nuk presupozon edhe konservimin. E thene ndryshe nje objekt i restauruar neser ose pasneser mund te prishet totalisht. Ne Shqiperi kemi shume shembuj te tille. Kjo ndodh sepse mungon konservimi.
Per te mos e zgjatur dhe per ta bere sa me te lehte kuptimin e Ceshtjes po marr rastin e objekteve prej tekstili.
Kemi per shembull nje veshje popullore. Ka probleme te ndryshme si njolla yndyre njolla ndryshku papasterti djerse etj etj. Ne nje gjendje te tille as qe mund te futet ne ruajtje e jo te ekspozohet. Shikoni se Cfare ndodh. Njollat e ndryshkut kane aftesi qe te thithin ndotesit atmosferike dhe te krijojne nje mjedis acid. Ky acid i shkaterron fibrat celulozike prandaj edhe nje tekstil cahet atje ku ka ndryshk. Pra duhet ta heqim. Per ta hequr perdoren acide te holluar ose kompleksante qe gjithashtu e demtojne fibren. Por jemi te detyruar sepse njolla e ndryshkut do ta demtoje me keq. Pastaj u vjen radha njollave te frutave. Per ti hequr perdoren lende oksiduese. Dhe ja perseri ne e demtuam tekstilin. Do te heqim pastaj njollat e yndyres me tretes ose detergjente qe edhe keta kane veprimin e tyre. Yndyren nuk e leme dot sepse oksidohet krijon acide te cilet e kalbin tekstilin. Duhen hequr edhe papastertite si pluhura etj. sepse edhe ato kane mekanizmat e tyre te demtimit kimik. Domosdo tekstili duhet lare. O bo-bo cfare belaje Tekstilet e ngjyera nga populli i kane ngjyrat te palidhura vjellin dhe e kuqja behet roze e verdha zbehet fare vjollca me keq Duam sduam ja ku e falsifikuam tekstilin Tekstilin do ta futim ne nje banje me uje te ftohte. Mirepo me kohe per efekte temperature etj. grupet hidroksilike kalojne ne grupe ketonike e keta ne grupe karboksilike qe jane te tretshem dhe acide. Keta konsumojne me teper tekstilin. Duhen larguar. Por keshtu iken lenda tekstil tashme e bere e tretshme. Ne se do te peshojme nje tekstil mbas larjes do te shohim se ai ka humbur 1 ne peshe. Me te vjetrit me shume. Literatura thote se edhe nje larje e vetme e nje tekstili eshte shume e demshme. Pra larja eshte nje e keqe e domosdoshme.
Mbasi i beme kete dem te domosdoshem duhet ta fleme top mendjen qe kete tekstil ta shmangim nga larjet e tjera ndryshe nuk kemi gje ne vije. Po ju sjell nje shembull. Tekstilet e mendafshta fringo te reja qe u ekspozuan keq ne Ekspoziten e Kultures Popullore ne Tirane ku ndyheshin nga mungesa e kushteve me elementare te ekspozimit kur erdhen per te katerten here ne laborator ishin rrenuar.
Pra ne duhet ta shmangim nje nderhyrje te dyte. Ne duhet te largojme te gjithe ata faktore qe ndikojne ne demtimin e tekstileve. Se tekstilet e leshta demtohen edhe nga mola. Mirepo qe te zhvillohen larvat e moles kane nevoje te domosdoshme per vitamine B 12. Tekstilet e marrin kete vitamine nga prekja e duarve te njerezve sepse djersa permban vitamine B 12 e cila i kalon tekstilit duke krijuar kushte per zhvillimin e moles. Prandaj tekstilet nuk duhen prekur pa doreza. A ka ndonje muzeum ne Shqiperi ku tekstilet preken me doreza Jo Pra mungon konservimi. Dhe me qe djersa ka yndyre kjo yndyre oksidohet formon acide dhe demton fibrat. Me kohe duhet rilare dhe keshtu tekstili do te humbase edhe 1 tjeter nga pesha e vet pra u bene 2 e keshtu me radhe.
Por ne tekstile ndodhin edhe reaksione te tjere kimike dhe biokimike. Per Cdo 10 grade C rritje te temperatures ecuria e reaksioneve kimike dyfishohet per 20 grade C katerfishohet e per vere kur temperature arrin ne 30 grade C tetefishohet. Prandaj edhe bota e ka gjetur qe ti ruaj ne temperatura te ulta jo me shume se 12 grade C. Kjo nuk ekziston ne asnje muzeum te Shqiperise ku temperatura gjate veres arrin edhe ne 40 grade C Pra reaksionet kimike livadhisin edhe ata biokimike. Fillon hidroliza keputja e fibrave kthimi ne mase te tretshme. Kete pune e pershpejton edhe ndotja atmosferike duke rritur aciditetin.
Vjen puna e ekspozimit. I mbysim sallat me drita Fillojne e zbehen ngjyrat ja edhe nje prishje tjeter. Qe te vuajne sa me pak nga drita tekstilet ndricohen me drite te ngrohte jo me shume se 50 lux madje edhe hiqen nga ekspozimi ose jane ne kaq terr sa zor se i shef motivet zbukuruese. Por ky koncept tek ne nuk ekziston. O burra te ndricohen qe te shihen mire A e dini se vite me pare ata te Kinostudios duke ndricuar fuqishem nje pikture ne Galerine e arteve te Tiranes e dogjen
Tekstilet ruhen ne temperatura te uleta edhe per dy-tri arsye te tjera. Marrim insektet. Qe te zhvillohen mire duan nje temperature me te larte se 15 grade C. Nen kete e kane te veshtire. Ndaj edhe e mbajne temperaturen te ulet. E ke situaten ne kontroll dhe nuk ke pse te perdoresh insekticide te cilet demtojne edhe personelin edhe objektin. Prape duhet lare Prape humbje peshe dhe shpenzime financiare Sot kane gjetur disa rruge te tjera ulja e temperatures ne nje frigorifer ama deri ne -30 grade C por teper e kufizuar ne perdorim per shume arsye dhe mbyllja per nje periudhe te gjate kohore ne nje dhome te mbushur me azot ose gaz karbonik. Kjo do aparatura speciale. Ne Shqiperi kete e ka vetem Muzeu i Artit Mesjetar Shqiptar ne Korce qe e investoi Ambasada gjermane me 40000 Euro. Asnje muzeum tjeter ne Shqiperi nuk i ka. Ne Qendren e Studimeve Albanologjike tekstilet mbyten ne paradiklorbenzol dy here ne vit. Paradiklorbenzoli ka njezete vjet qe eshte hequr nga perdorimi edhe se demton personelin edhe se ka bashkeveprim me bakrin me disa reaksione te vecanta pra vepron me fillin metalik te qendismave ne tekstile te cilin e jeshilos. Kjo eshte e ceshte Ne te gjitha drejtimet edhe ato financiare. Pa provoje te mos e perdoresh Nje here qe mbetem pa te na griu mola ndersa pajisjet per uljen e temperatures nuk jane.
Temperatura mbahet e ulet edhe per nje arsye tjeter. Nen temperaturen 13grade C myku nuk zhvillohet. Se kur lageshtia ne tekstil lekure apo dru arrin ne 20 te peshes qe korrespondon me nje lageshti relative rreth 78 do te shfaqet myku se sben Fillon aciditeti kalbja njollosja shkaterrimi duhen kimikate ka rreziqe deri kancerogjene dhe demtime mendore etj. Ja se si iken perseri paret dhe objektet. Ne te gjithe muzeumet e Shqiperise nuk ka sisteme kontrolli te situates pra parandalimit te se keqes madje nuk ka as aparate per te matur lageshtine relative dhe temperaturen. Por ja edhe sikur ti kene cfare do te bejne me muzeumet e projektuar pa teknologjine e konservimit
Ka edhe shume gjera te tjera por nuk po e zgjas. Vertet i rashe jo maje me maje po kontinent me kontinent se nuk mbaron kurre. Por tashme eshte e qarte se cfare po ndodh me tekstilet e pazevendesueshem ne te gjithe muzeumet e Shqiperise.
Ah ja edhe dicka tjeter. Tekstilet e qendisura me fije metalike mbahen te futur ne kellefe prej kambrikeje. Edhe qilimat e mbledhur rulo mbeshtillen me kellef kambrikeje. Kambrikja e bardhe eshte shume e bukur dhe ndokush do te mendoje se do te nderohet nese perdor kambrike te bardhe. Por jo Kambrikja e bardhe ka kaluar ne disa procese qe mbrapa clirojne perokside perberes teper oksidues. Ja se si deshira per tu kapardisur con ne degradim. Prandaj edhe duhet perdorur kambrike e pazbardhur. Ose qilimat e mbledhur rulo e duan tubin me diameter mbi 10 cm qe te mos tensionohen fibrat. Dhe tubi duhet te jete prej polipropileni se PVC dekompozohet dhe krijon perberes te demshem per tekstilin. Ja edhe nje gje tjeter. Tekstilet duhen te shpelahen me uje te demineralizuar pra pa katione sidomos ato te kalciumit qe ndodhen me shumice ne ujin e cezmes sepse eshte pare se prania e kalciumit rrit aktivitetin e drites duke pershpejtuar zbardhjen e parikthyeshme. Ndokush do te lavderohet duke perdorur uje te distiluar si me te mire. Keshtu ka bere dem edhe ekonomik por edhe ne tekstil per arsye te aciditetit. Ka nje milion gjera te tilla por ja edhe nje e fundit. Tekstilet duhen mbajtur neper dollape te shtrire pa u palosur. Edhe dollapi duhet pare nga pikepamja e konservimit sepse druri dekompozohet dhe cliron acide. Duhet menduar se cilin dru do te perdoresh. Kompesatoja kartoni pllakat e zdrukthit melaminat nuk duhen perdorur kurre sepse jane te tmerrshme per demtimin e tekstileve. Muzeumet serioze perdorin dollape prej inoksi duralumini ose prej llamarine te emaluar. Kur u a thua te tjereve te marrin per te marre dhe askush nga drejtoret nuk di se cben. A duhet futur kjo ceshtje ne binaret e shkences
Po keshtu ndodh edhe me metalet edhe me drurin edhe me pikturat edhe me ikonat edhe me afresket edhe me skulpturat edhe me lekuren ku me shpejt e ku me ngadale natyrisht me specifikat e tyre.
Arsyeja eshte e njejte ne Shqiperi per trashegimine e objekteve nuk funksionon fare konservimi. Nuk eshte organizuar nuk kuptohet. Fare normale ashtu sic eshte vepruar deri sot Dhe nuk do te behet kurre ne se kete ceshtje nuk do ta fuse ne programin e vet ministria qe ka ne varesi trashegimine materiale.
Ceshtja eshte e komplikuar nga ana teknike dhe financiare. Zgjidhja nuk mund te projektohet dhe te organizohet kurre nga historiane gjuhetare etj etj sepse nuk eshte ne profesionin e tyre nuk mund ta kuptojne kurre. Konservimi eshte kimi dhe fizike dhe vetem kimi dhe fizike as biologji dhe as kimi per mesuesi Nuk mund ta bejne as inxhinieret e ndertimit apo arkitektet.
Ju Zoti Minister keni nje drejtori trashegimie te domosdoshme. Ajo ka specialistet e vet shume te mire p.sh. Olsin edhe te tjeret por nuk ka specialist te konservimit. Eumlshte nje mungese qe duhet riparuar menjehere jo duke shkurtuar punonjes por duke shtuar ne organike nje specialist konservimi.
Ne kendej nga baza si te thuash edhe ne shoqaten tone e bisedojme here mbas here ceshtjen e mungeses se specialistit te konservimit ne ministri. Nuk mund te behet as nga ASHA as nga IM etj. Pa specialiste te tille ministria nuk mund te ndertoje politika te sakta apo te plota trashegimie.
Behu muzeume e prishu objekte bej restaurime e prishu bej ekspozita qe shoqerohen me demtime objektesh levizen objekte pa u marre masat perkatese dhe prishen depertojne ne ekspeditat arkeologjike te ashtuquajtur specialiste restaurues dhe qe jane njelloj si ata punetoret tek kinema Partizani qe dine te bejne gjithcka kur nuk dine te bejne asgje dhe prishu objektet etj etj.
Zoti minister Nuk besoj se do ta keni te veshtire te shtoni ne organike nje vend per nje specialist konservimi. Gjeni nje djale te afte sa te kete mbaruar universitetin per kimi me rezultate qe i pergjigjen punes shkencore i afte per te studiuar dhe qe deshiron ta beje kete pune.
cojeni ne nje laborator restaurimi ku te qendroje tre apo kater vjet. Aty ai do te mesoje se cfare eshte nderhyrja laboratorike restauruese sa kushton sa demtohet objekti dhe sa do te kushtoje rinderhyrja.
Duke i ditur keto ai do tu propozoje se cfare duhet bere ne drejtim te trashegimise. Per shembull kemi ndonja 6000 objekte arkeologjike prej hekuri. 4000 prej tyre jane ne procesin e shkaterrimit drastik. Duhen trajtuar me ane te reduktimit sulfito-alkalin. Me kete ka gjetur karar bota. Linja kushton ndonja 140000 dollare pervec mjediseve. A duhet ndertuar nje laborator qendror restaurimi apo edhe ne ate muze edhe ne ate tjetrin etj.qe kane nga 100 objekte Ose te marrim ate shembullin e rrotes se qerres te zbuluar ne Antigone. Po te ishte futur qe atehere ne procese laboratorike e gjithe puna do te kishte kushtuar ndonja 700000 leke. Sot mbas transformimeve minerale te ndodhura nga lageshtia e muzeut dhe demtimet nderhyrja do te kushtoje rreth 3700000 leke dhe objekti do te jete i copetuar. Mund te jepen shume shembuj te tille.
Nje specialist i kesaj fushe do te kerkoje apo organizoje konservimin qe ne projektim. Asnje muzeum ne Shqiperi nuk eshte projektuar duke marre parasysh edhe konservimin. Prandaj edhe vuajne. Pra mungon legjislacioni mungon organizimi i kesaj pune mungojne politikat konservuese qe duhet te iniciohen nga institucione me lart nga muzeu.
Ne se do te kishte ne ministri nje specialist te tille me siguri qe do tu sugjeronte qe prane Institutit te Monumenteve te organizohej grupi shkencor i studimit te rruges se prishjes se monumenteve qe nderhyrja te ishte efikase. Ndryshe nuk kemi gje. Keshtu si deri sot njeqind here do te nderhyjme ne monumente deri sa ti tjetersojme.
Ne se do te kishit nje specialist ne ministri sot do te kishim edhe Laboratorin Qendror te Restaurimit.
Ne se o te kishit nje specialist te tille ne ministri edhe ligji per trashegimine do te ishte disi me i plote kurse Ligji per muzete fare ndryshe. Keta ligje mbrojne trashegimine nga vjedhja por jo nga vjedhja qe po u bejne objekteve reaksionet kimike dhe biokimike si edhe nga insektet.
Ne se do te kishit nje specialist te tille ne ministri objektet nuk do te transportoheshin neper canta per te shkuar ne ekspozitat jashte shtetit dhe as boja e vaji kur lyhen arkat e ambalazhit nuk do te kishte pikuar brenda ne piktura e te fshihej me lecke.
Ne se do te kishit nje specialist te tille ne ministri do te kishit organizuar me kohe kurset e kualifikimit te punonjesve te muzeumeve ne drejtim te konservimit.
Ne se do te kishit ne ministri nje specialist te tille investimet ne muzeume do te orientoheshin ndryshe dhe do te kishim nje trashegimi me te mire.
Ne se do te kishit ne ministri nje specialist te tillehellipJane shume ceshtje te tilla qe do te fillonin te rregulloheshin.
Nuk eshte e lehte por duhet filluar.
Per hir te trashegimise se objekteve muzeale fillojeni zoti Minister