Akuza zbut denimin per Zaim Tafen kerkon 13 vite burg

Prokuroria lehteson akuzat per te pandehurin gjykata heq sekuestron per lokalin e tij Keshtjella
I akuzuar per trafik te sasise me te madhe te heroines e kapur ne vendin tone perkatesisht 40 kg heroine prokuroria zbut akuzen dhe kerkon vetem 13 vite burg. Dje ka qene dite me fat per te pandehurin pasi nga gjykata u mor vendimi te hiqet masa e sekuestros per lokalin e tij Keshtjella me argumentin se nuk eshte ndertuar me qellim pastrimin e parave. Gjate seances se djeshme gjyqesore ne ngarkim te te pandehurit Zaim Tafa nga ana e prokurorise eshte bere e ditur se nuk ka prova qe te vertetojne se i pandehuri ka perfituar te ardhura nga trafiku i droges. Kjo do te thote qe lokali Keshtjella nuk eshte si rezultat i pastrimit te vepres penale te trafikut te droges dhe per kete shkak duhet ti hiqet sekuestro. Me tej perfaqesuesja e akuzes ka vijuar se te pandehurit do ti kthehet edhe sasia e 5000 eurove te sekuestruara gjate arrestimit. Per sa i perket akuzes prokuroria e ka riformuluar ate duke e lehtesuar masen e denimit per vepren penale per te cilen akuzohej me pare. Sipas prokurores se ceshtjes i pandehuri duhet te shpallet fajtor per trafik lendesh narkotike mbetur ne tentative ne formen e eksportimit. Gjate leximit te pretences prokuroria ka kerkuar denimin e Zaim Tafes me 13 vjet heqje lirie si dhe informimin e tij per ndryshimin e akuzes. Prokuroria ka prezantuar nje permbledhje te ngjarjes se arrestimit si dhe ka kerkuar asgjesimin e lendes narkotike. Sipas prokurores deshmite e te bashke te pandehurve ne kete proces gjyqesor jane kontradiktore dhe nuk perputhen me vijen logjike te ngjarjes. Ndersa nje prove tjeter e perdorur nga akuza jane edhe materialet e sekuestruara si dhe deshmia e vete te pandehurit. Sipas prokurores i pandehuri Tafa ka bashkepunuar me kater te pandehurit e tjere te cilet i ka pritur ne lokalin e tij. Pas mbledhjes se gjithe provave kerkoj shpalljen fajtor te te pandehurit Zaim Tafa per akuzen e trafikut te lendeve narkotike ne formen e ekspertimit kryer ne bashkepunim dhe mbetur ne tentative. Kerkoj qe ndaj tij gjykata te caktoje masen e denimit me 13 vjet heqje lirie - eshte shprehur prokuroria. Ndersa seanca gjyqesore eshte shtyre per ti lene me shume kohe ne dispozicion avokatit per te pergatitur konkluzionet perfundimtare. I pandehuri Tafa eshte i vetmi nga grupi i arrestuar qe eshte hetuar dhe po gjykohet ne gjendje te lire pas vendimit te Gjykates se Larte qe e liroi ate. Me pare nga kjo gjykate por n je tjeter trup gjykues jane denuar edhe kater personat e tjere te arrestuar per drogen e kapur perkatesisht me 49 vite burg per tre shtetas gjermane dhe nje shqiptar.