E Diel, 1 Nëntor 2026

Sokol Ngjeci njeri nga te pandehurit per ceshtjen Gerdeci kerkon pafajsin

Ne seancen e sotme te ceshtjes Gerdeci 21 avokatet mbrojtes do te paraqisnin para prokuroreve mbrojtjen per 29 te pandehurit e kesaj tragjedie. Nje nga 29 te pandehurit e tragjedise se Gerdecit Sokol Ngjeci ka kerkuar pafajesi ne gjykate duke deklaruar nepermjet avokatit te tij mbrojtes se nuk ka vrare asnje njeri. Ne seancen e dites se sotme avokati i specialistit te MEICO-s ka lexuar para gjykates mbrojtjen e tij pas pretences se prokurorise e cila ka dhene masen e denimit me 23 vjet burg per Sokol Ngjecin.

Ne pretence prokuroria e ka akuzuar nje nga kater te arrestuarit per tragjedine e Gerdecit per vrasje per shkak te cilesive te vecanta te personit si dhe per shperdorim detyre. Per akuzen e pare avokati Nik Progni ka shpjeguar para gjykates se kjo gje nuk mund te provohet nga prokuroria pasi klienti i tij nuk ka dashur qe te ndodhte shperthimi i cili u mori jeten 26 personave dhe si rrjedhoje e kesaj nuk mund te thuhet se ka bere vrasje me dashje. Ndersa ne lidhje me akuzen e shperdorimit te detyres sipas avokatit edhe kjo akuze nuk mund te qendroje pasi Sokol Ngjeci kishte firmen e Ministrise se Mbrojtjes MEICO dhe nje kontrate pune tre mujore. Qe do te thote se ne kohen kur ka ndodhur shperthimi atij i kishte perfunduar kontrata dhe ne kete menyre bie poshte akuza. Seanca e radhes eshte caktuar ne daten 23 nentor ku do te paraqiten edhe 20 avokate te tjere te cilet do te mbrojne 28 te pandehurit e mbetur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›