Situata shume e tensionuar ne mbledhjen e Keshilli te Qarkut te Fierit

Opozita bllokoi sot paradite mbledhjen e Keshilli te Qarkut te Fierit per konstituimin dhe zgjedhjen e kryetarit te qarkut. Sipas tyre eshte e paligjshme zhvillimi i mbledhjes pasi eshte shkelur vendimi i gjykates per pezullimin e saj.Por pas disa oresh debatesh dhe perplasjesh dhe pas largimit te simpatizanteve te PS-se eshte zgjedhur vetem me votat e perfaqesuesve te djathte kreu i ri i Keshillit Artur Shehu.
Te pranishem gjate votimit te tij ishin vetem keshilltaret e Aleances per Qytetarin ndersa ata te Aleances per te Ardhmen e quajten mbledhjen te jashteligjshme.
Prefekti i Fierit Bujar Hasa tha se militante te PS dhe deputete te kesaj force politike kane hyre forcerisht ne sallen e mbledhjes per ta bllokuar ate.
Iu bej thirrje deputeteve te PS-se te heqim dore nga uzurpimi. Vendimi i gjykates i date 12 nentor pezullonte vetem njoftimin dhe skishte ne brendesine e vete anullimin e mbledhjes dhe heqjen e te drejtes se keshilltareve te mblidhen per organet e tyre drejtuese deklaroi prefekti.
Por kreu i Keshillit te Qarkut Vangjel Ndreka akuzoi prefektin.
Prefekti i Fierit po shkel ligjin nuk respekton vendimin e gjykates. Ai po kerkon te ndertoje struktura paralele tha Ndreka.
Situata e tensionuar ne Pallatin e Kultures ne Fier ka bere qe aty te mberrijne forca policie.
Nje dite me pare kreu i PS-se Edi Rama akuzoi kryeministrin Berisha dhe kreun e LSI-se Ilir Meta se nepermjet bandave sic tha ai kerkojne te vjedhin voten ne Fier e Gjirokaster.