E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi integrimin ekonomik ne BE

/ /

NgaKASEM SEFERI

Integrimi ekonomik eshte nje koncept me i gjere sesa integrimi tregtar pasi ai rrok gjithashtu migracionin rrje-dhat e kapitalit ne vend infrastrukturen dhe institucionet e perbashketa. Integrimi ekonomik eshte me i rendesishem sesa madhesia...

e tregut sepse as madhesia dhe as vendndodhja nuk mund te ndryshohen por integrimi mund te ndihmoje per te kapercyer disavantazhet e madhesise dhe te distances. Integrimi ekonomik shpesh kerkon kapercimin e izolimit i cili mund te origjinohet nga faktore te ndryshem vendndodhja gjeografike kultura instabiliteti politik dhe politikat. Perqendrimi mbi integrimin ekonomik nuk e zvogelon rendesine e te gjithe faktoreve te tjere qe influencojne mbi rritjen ekonomike politikat institucionet dhe rrethanat qe influencojne akumulimin e faktoreve te prodhimit dhe perdorimi i tyre eficient dukshem mbeten te rendesishem ne nje ekonomi te vogel. I marre ne kuptimin e gjere integrimi ekonomik eshte ne zemer te performances ekonomike te vendeve te vogla. Alesina Spolaroe dhe acziarg 2005 Banka Boterore.
Permiresimi i produktivitetit ne ekonomine e nje vendi eshte i lidhur ngushte me integrimin e tij me pjesen tjeter te botes konsolidimin e institucioneve demokratike dhe integrimin e tyre me pjesen tjeter te botes me ane te tregtise se mallrave dhe sherbimeve per te bere te mundur rritjen e te ardhurave. Zakonisht ekonomistet e mbeshtesin integrimin ekonomik sepse ai eliminon disa ineficienca per shembull kur shtetet ne nje treg te perbashket zgjedhin politika te ndryshme te punes dhe te te tatuarit punetoret dhe bizneset kane nje nxites per te levizur nga shtetet ku tatimet jane te medha ne shtetet ku ato jane te vogla ne te njejten menyre ato qe marrin subvencione te qeverise kane nje stimul per te levizur nga shtetet ku subvencionet jane te vogla ne ato ku jane te medha. Ne menyre shoqerore ky migracion ndeshkon shtetet progresive me ane te ngritjes ne menyre te njekohshme te shumes qe duhet te shpenzojne dhe zvogelimit te te ardhurave tatimore ne dispozicion per te plotesuar detyrimet e tyre. Ka qene kjo arsyeja perse OECD-ja ka ardhur ne perfundimin se bota e zhvilluar duhet ta eliminoje konkurrencen e demshme tatimore ndermjet shteteve gje qe ka nxitur debatet keto dhjete vitet e fundit. Por nuk eshte integrimi ekonomik ne vetvete ai qe po debatohet sepse nje Europe uniformisht me tatime te uleta dhe me tregje pune fleksible do te ishte pikerisht sa e integruar aq edhe nje Europe qe rrok uniformisht perqindje tatimore te larta dhe tregje pune jofleksibel. Me sakte ceshtja eshte se cfare lloj integrimi ekonomik te metejshem do te ndjeke Europa se ciles ne te vertete i duhet ti jape zgjidhje alternatives ose te pranoje rregullat e konkurrences dhe lulezimin qe sjellin ato ose tu rezistoje atyre. Arsyetimi eshte se integrimi ekonomik nuk e promovon rritjen ekonomike brenda dhe jashte vetvetes. Vetem liberalizimi ekonomik mund ta beje nje gje te tille sepse ne qofte se 27 vendet anetare te BE-se duhet te bien ne ujdi te integrohen nepermjet normave gjermane dhe franceze fakti qe bashkimi i tyre ka arritur integrim te metejshem ekonomik nuk do te mund ti shpetonte ato nga rreshqitja ne erresire. Nga perspektiva ekonomike thone ekspertet fati i fundit fare i kushtetutes europiane eshte me pak i rendesishem se sa vizionet konkurruese te se ardhmes europiane qe ka ekspozuar debati i ratifikimit. Ne njeren ane jane vendet qe udhehiqen nga Franca dhe Gjermania qe besojne se ekonomia europiane duhet te behet shume me e rregulluar ndersa ne anen tjeter jane vendet e udhehequra nga Britania dhe Holanda qe besojne se ekonomia europiane duhet te behet me pak e rregulluar. Pascal Lamy drejtor i Pergjithshem i OBT-se ne shkrimin me titull The Trade Route to the post crisis growth and stability deklaron Zgjerimi tregtar do te jete nje component kritik per ta ngritur Europen nga bataku i saj ekonomik dhe permiresuar nivelin e saj te konkurrueshmerise. Kjo eshte ceshtja mbi te cilen qendron e ardhmja ekonomike e BE-se dhe zgjerimi i saj i metejshem. Ngadalesimi i procesit te integrimit dhe ndalimi i perkohshem i tij per shkak te deshtimeve ne Greqi Spanje Portugali etj. jane argumente shtese kunder zgjerimit te metejshem gje qe beri te mundur miratimin e kriterit te qarte dhe rigoroz nga 27 vendet anetare te BE-se. Per shkak te problemeve te manifestuara nga nje euro e dobesuar ne tregun nderkombetar monetar Brukseli po revizionon opsionet e tij me qellim qe te gjeje pergjigje strategjike per krizen dhe politika e zgjerimit drejtperdrejt pjeses juglindore te kontinentit eshte gjithashtu pjese e kerkimit te nje paradigme te re pasi sipas te gjitha gjasave ideja mbi pranimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne nje pakete nuk eshte me e vlefshme. Ne kontekstin e mesiperm zgjerimi i metejshem i BE-se i vendeve te Ballkanit Perendimor lidhet me tre grupe faktoresh qe konsiderohen para se gjithash pergjegjes per arritjen e vonuar te disa prej objektivave te tranzicionit sic jane ngjarjet politike integrimi i vonuar dhe ne menyre me te argumentuar sikunder u vertetua ne shqyrtimin e kerkeses per Shqiperine Malin e Zi Maqedonine dhe Bosnje - Hercegovinen dhe politikat ekonomike te papershtatshme.
Nga viti 2009 pjesa me e madhe e vendeve te Europes Juglindore kishin arritur ne menyre te suksesshme shume prej objektivave ekonomike te tranzicionit per ne ekonomine e tregut pervec perjashtimit te mundshem te Kosoves e cila eshte ende ne nje situate te veshtire ekonomike dhe politike. Vendet e Europes Juglindore jane bere ekonomi me te hapura me dominante pronesine private kane reformuar shume institucione kyc si dhe kane liberalizuar tregtine e tyre me BE-ne dhe me fqinjet e tyre. Sektori i tyre financiar dominohet nga bankat e huaja te vendeve te BE-se dhe ka nje shfaqje te bursave pothuajse ne te gjitha kryeqytetet e tyre. Gjate tete viteve te kaluara vendet e Europes Juglindore jane ndermjet vendeve ne tranzicion me rritjen me te shpejte ekonomike qe kane arritur stabilitet thelbesor makroekonomik kane pasur nje monedhe kombetare te konvertueshme stabel ose lehtesisht te kembyeshme kane akumuluar rezerva te konsiderueshme te valutes se huaj qe zvogelojne riskun e paaftesise paguese te jashtme mundesite e privatizimit jane te medha dhe investimet e huaja direkte jane me prirje lart te pakten deri ne vitin 2008. Vetem ne lidhje me keto tete vjet para boshlleku per sa u perket reformave ekonomike qe lidhen me tranzicionin brenda vendeve rajonit te Europes Juglindore ndermjet reformueseve te hershem dhe te vone si dhe ndermjet vendeve te Ballkanit Perendimor e vendeve te Europes Juglindore eshte zvogeluar shume. Integrimi i forte ekonomik i vendeve te Europes Juglindore me BE-ne ka ndodhur gjithashtu nepermjet rritjes se rrjedhave tregtare investimit te huaj direkt dhe integrimit financiar megjithese vendosja e lidhjeve kontraktore ka proceduar me nje hap shume me te ngadalshem.
Gjate 20 viteve te fundit vendet e Europes Juglindore kane arritur shume objektiva te rendesishem te tranzicionit por gjithashtu kane pasur edhe nje numer deshtimesh niveli i sotem i prodhimit ne lidhje me vitin 1989 e ilustron mire sa thelle ka ndikuar ne ekonomite e Europes Juglindore recesioni i vitit 1990 dhe ngjarjet politike qe e amplifikuan shume ate qe nga ajo kohe qe ndikimet jane lehtesuar vetem pjeserisht nga rritja e forte ekonomike e pas vitit 2000. Historia e nje inflacioni shume te larte dhe kembengules i ka udhehequr te gjitha vendet e Europes Juglindore disa me heret disa me vone qe te nenshkruajne receten e sigurt te politikave monetare shume shtrenguese nderkohe qe keto politika ishin te suksesshme ne zvogelimin e inflacionit ato nuk kane siguruar zhvillim ekonomik afatgjate si dhe kapjen e shpejte te hapit te vendeve me te zhvilluara europiane. Ristrukturimi i kufizuar i shume sektoreve industriale ne pjesen me te madhe te ekonomive ne Europen Juglindore dhe deshtimi per te vendosur nje kuader ligjor rregullator dhe institucional ka sjelle deshtimin per te gjeneruar pergjigjen e domosdoshme per zvogelimin e papunesise dhe gjenerimin e zhvillimit te qendrueshem ekonomik. Megjithese EBRD-ja ne vitin 1995 beri nje dallim te shpejte ndermjet koncepteve te tranzicionit dhe zhvillimit ekonomik duke e perkufizuar tranzicionin si proces te vendosjes se ekonomive te tregut nepermjet ndryshimit institucional ndersa zhvillimi i referohet rritjes se standardeve te jeteses eshte e qarte se tranzicioni per ne ekonomine e tregut ka qene i motivuar gjeresisht nga ndjekja e zhvillimit ekonomik. Prandaj ndryshimet sistemike te domosdoshme nga tranzicioni ne ekonomine e tregut duhet te jene nje instrument madhor per arritjen e zhvillimit ekonomik afatgjate por kjo gje ka provuar se eshte me e veshtire per tu arritur ne vendet e Europes Juglindore ndryshimet institucionale te lidhura me tranzicionin qe jane vene ne jete ne nje mjedis vecanerisht politik dhe ekonomik te paqendrueshem nuk e kane favorizuar zhvillimin e shpejte ekonomik. Ka ende nje numer detyrash ekonomike qe duhen kryer ne vendet e Europes Juglindore ashtu si dhe sfida politike qe jane pikerisht po aq te rendesishme vendet e Europes Juglindore nevojitet te bejne perpjekje madhore per te zgjidhur ceshtjet e mbetura politike pasi kjo eshte ne interes te te gjitheve. BE-ja konfirmon gjithashtu ne nje menyre te besueshme prospektet e anetaresise ne BE per vendet e Ballkanit Perendimor. Bashkepunimi ndermjet vendeve dhe permbushja e kritereve ne dokumentet e Unionit jane rruga me e shpejte per tiu bashkuar BE-se gje qe tregon se pergjegjesia duhet te merret persiper nga cdo vend individualisht nepermjet bashkepunimit rajonal dhe ne bashkepunim me BE-ne.
Ekonomist

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›