E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtimet e partive pas pavaresise...

Votuesit potenciale kosovare do te kene mjaft arsye per tiu drejtuar kutive te votimit me 12 dhjetor vleresojne disa analiste politike ne Kosove. Ndersa te tjeret thone se eshte zbehur besimi i qytetareve ne efektin e votes se tyre dhe se programet partiake per fushaten elektorale duhet te perqendrohen ne jetesimin e premtimeve te parealizuara nga qeveria e fundit.

Partite politike dhe autoritetet nderkombetare kane nisur ti bejne thirrje elektoratit kosovar per pjesemarrje ne zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare qe do te mbahen me 12 dhjetor ne Kosove.

Pas mbajtjes se zgjedhjeve lokale vitin e shkuar muajin e ardhshem Kosova do te nise procesin e dyte zgjedhor qe pas shpalljes se shtetesise ne shkurt te 2008-es proces ky realizimi i te cilit figuronte ne krye te planeve vellimore partiake qe zune vend ne fushaten elektorale per zgjedhjet parlamentare te 2007-es.

Partite kosovare thuhet se kane nisur pergatitjen e programet per fushaten elektorale qe zyrtarisht do te nise me 2 dhjetor.

Kryeredaktori i se perditshmes Epoka e Re Muhamet Mavraj thote se pas shpalljes se shtetesise se vendit subjektet politike qe do te garojne ne zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare duhet te nxisin daljen e votuesve ne zgjedhje duke premtuar kryesisht integrimin e Kosoves ne strukturat euro-atlantike.

E kam fjalen ketu per integrimet evropiane integrimin ne NATO dhe para te dyja ketyre - liberalizimin e vizave qe gjithashtu mund te shfrytezohet si premtim elektoral. Njekohesisht i tere Raporti i Progresit mund te inkorporohet dhe te behet program partiak shprehet Mavraj.

Karshi zgjidhjes se statusit te Kosoves dhe projektit per integrime-euroatlantike gjate fushates elektorale te 2007-es partite qene zotuar se ne rast te fitores do ta zhvillonin vendin ekonomikisht se do te zbusnin papunesine dhe varferine e te tjera.

Mirepo te dhenat e organizatave te ndryshme vendore e nderkombetare flasin per nje shkalle te papunesise prej rreth 40 per qind ne Kosove per 45 per qind te njerezve qe jetojne ne varferi dhe 15 per qind ne varferi te skajshme.

Analisti Behlul Beqaj thote se partite politike tani duhet te fokusohen ne permbushjen e premtimeve te parealizuara nga koalicioni i kaluar qeverises ndermjet Partise Demokratike te Kosoves dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Nese partite politike deshirojne ti animojne me teper votuesit do te duhej ne menyre konkrete te jepnin pergjigje per keto tri pyetje te cilat kane munguar ne periudhen e kaluar.

Pra duhet te japin pergjigje se si te rritet numri i te punesuarve te jepet pergjigje per te uriturit dhe se treti te jepet nje pergjigje jetike se cpo ndodh me drejtesine vlereson Beqaj per te shtuar se premtimet e parealizuara nga Qeveria e kaluar po ndikojne ne zbehjen e vullnetit te qytetareve per te dale ne zgjedhje.

Nje motiv i premtimeve te pabazuara te partive te cilat jane aktoret kryesore te kesaj gjendjeje po i demoralizon edhe ata qe potencialisht mendojne se eventualisht mund te behet ndonje ndryshim thekson Beqaj.

Pjesemarrja ne zgjedhjet parlamentare te 2007-es ishte diku mbi 40 per qind shifer e ngjashme me pjesemarrjen e votuesve ne procesin elektoral per zgjedhjet e fundit lokale.

Kesaj radhe per pjesemarrje ne garen elektorale kane aplikuar 29 subjekte politike prej te cilave tri parti te reja - Fryma e Re Lista LDK-Ibrahim Rugova dhe levizja Vetevendosje.

Mavraj shpreh bindjen se me 12 dhjetor mund te pritet nje pjesemarrje e qytetareve ne votime - e ngjashme me ate te zgjedhjeve te kaluara.

Une pres perafersisht ate numer qe doli ne zgjedhjet lokale te vitit 2009 dhe pres qe numri i votuesve te rinj per shkak te disa subjekteve qe jane paraqitur ne skene te jete me i madh thote Mavraj.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›