Plevneliev presidenti i ri i Bullgarise - Fitorja e tij konfirmim i qarte per GERB ne pushtet

Bullgaret kane zgjedhur nje president liberal i cili eshte pro Bashkimit Evropian. Ne pergjithesi mire. Por zgjedhja e Rossen Plevneliev-it do te thote gjithashtu se i gjithe pushteti ne Bullgari eshte tani ne duart e nje partie te vetme - te partise qeveritare GERB Qytetaret per Zhvillimin Evropian te Bullgarise te kryeministrit Bojko Borisov. Ne kete menyre ne mes te mandatit te tij qeverises Borisov edhe ne zgjedhjet komunale qe u zhvilluan ne te njejten kohe siguron nje konfirmim masiv te elektoratit.
Meritat per suksesin ne zgjedhjet presidenciale jane kryesisht te kryeministrit dhe nuk kane te bejne shume me kandidatin Plevniev i cili deri para pak kohesh ishte pothuajse i panjohur ne Bullgari. Ne qeverine e kryeministrit Borisov ai ka drejtuar per dy vite ministrine per Zhvillim Rajonal. Keshtu qe nuk eshte rastesi qe ne Bullgari flasin nderkohe per nje model Putin-Medvedev. Vetem ndryshe nga Moska kryeministri ne Sofje eshte politikisht shume me i forte se presidenti i cili ka me shume detyra reprezentative. Ndertimi me i shpejt i infrastruktures reduktimi i varesise energjetike nga Rusia dhe udheheqja e nje politike properendimore - keto ishin mesazhet kryesore te tij gjate fushates. Megjithate ne nje ceshtje shume te diskutueshme e cila bie ne fushen e kompetencave te tij ai u pozicionua shume qarte. Ish-punonjesit e dikurshem te Sigurimit te Shtetit komunist te cilet mbajne ende poste te larta diplomatike nje shembull eshte ambasadori bullgar i sapo terhequr nga Berlini duhet te lirojne vendet per diplomatet e rinj. Me kete kerkese presidenti i ri ia ka dale mjeshterisht ta vere me shpatulla pas muri rivalin e tij kandidatin e majte Ivailo Kalfin. Kjo per faktin se ne kohen sa Kalfin ka qene minister i Jashtem ai i ka mbrojtur per nje kohe te gjate diplomatet agjente.
Per situaten e tanishme ekonomike dhe politike ne Bullgari Plevniev nuk mundi dhe nuk donte te premtonte asgje te rendesishme. Ndryshe nga Greqia fqinje dhe vendet e tjera te Evropes Jugore anetare te BE-se shteti bullgar eshte me te vertete financiarisht shume stabil por bullgaret jane qytetaret me te varfer te BE-se. Kujdesi shendetesor dhe sistemi i arsimit jane ne nje gjendje katastrofike struktura e moshes se popullsise mund ta fuse shume shpejt ne kolaps fondin e sigurimit te pensioneve urrejta ndaj pakices rome eshte ne rritje te pandalshme. Ne kete sfond vota e se dieles dhe konfirmimi indirekt i qeverise nuk kane rrjedhe logjike.
Shpjegimi i vetem eshte popullariteti i kryeministrit Boiko Borisov i cili bazohet ne nje populizem te moderuar qe terheq vemendjen e medias me inskenime te partise se tij dhe te kandidateve te tij. Kjo per faktin se GERB eshte parti drejtuese tipike e cila edhe pse i ka shtrire ne menyre masive strukturat e saj ne mbare vendin prapeseprape nuk ka profil te qarte politik dhe i mungon stafi i kualifikuar me disa perjashtime. Por fakt eshte se strukturat e partise kane qene shume aktive dhe nganjehere kane punuar edhe jashte kuadrit ligjor per te arritur suksesin e ne garen presidenciale.
Ne vend flitet per nje shume prej rreth 50 milione eurosh te cilat sic duket jane shpenzuar per blerjen e votave. Jo vetem opozita bullgare por edhe vezhguesit e OSBE-se socialistet dhe te Gjelberit ne Parlamentin Evropian kane folur per presion parregullsi dhe mashtrim ne zgjedhje. Megjithate Partia Popullore Evropiane dhe sidomos Unioni Kristiansocial CSU ne Bavari e mbeshtesin vazhdimisht Borisovin dhe partine simoter GERB. Nuk eshte cudi qe ne keto kohera shume te veshtira politike evropiane deputetet e GERB-it dhe presidenti i ri ne Sofje jane nje ndihme e mirepritur ne Parlamentin Evropian.
Autor Alexander Andreev
Redaktoi Esat Ahmeti