Zgjedhjet presidenciale ne Kirgizi - Atambajew shpall fitoren

Ne oren 2.55 erdhi momenti. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se kryeministri Atambajew ka marre shumicen e mjaftueshme per zgjedhje direkte me 50 perqind plus nje vote.
Nderkohe pas numerimit te gati te gjitha votave Atambajew kryeson me mbi 63 perqind. Ne kete menyre ai ka perparesi kundrejt kandidateve te tjere qe vijne nga Jugu i vendit. Taschijew dhe Madumarow moren sipas rezultateve paraprake mbi 14 perqind.
Taschijew i cili ben pjese ne partine bashkeqeverisese Ata-Schurt deklaroi gjate nates se nuk do t i njohe rezultatet. Ai foli per shkelje masive te te drejtes se zgjedhjes.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidentja e Kirgistanit Roza Otunbayeva duke votuar ne Bishkek 30.10.2011
Organet qendrore te zgjedhjeve konfirmuan se ka pasur perpjekje per te hedhur me shume vota ne kutite e votimit. Ka pasur arrestime personash. Ne shume qendra votimi ka pasur ankesa per mungesen e listave te zgjedhesve bene te ditur drejtuesit e zgjedhjeve. Ka pasur ankesa. Njerezit kane shkruar deklarata se nuk e kane gjetur emrin ne liste. Ankesat ne do tia drejtojme Komisionit te Zgjedhjeve.
Kirgistani i pare ne rajon me demokraci parlamentare sipas modelit perendimor
Mbi 800 vezhgues zgjedhjesh do te japin 31.10. gjate dites vleresimet e tyre.
Kryeministri Atambajew shihet si kandidat i preferuar i presidentes qe largohet Otunbajewa. Ai duhet te vazhdoje rrugen e demokratizimit te vendit.
Ne fushaten zgjedhore ai ishte nje nga pak kandidatet qe nuk foli qarte per kthim ne sistemin presidencial. Megjithate ai nuk eshte kunder ndryshimeve te sistemit
Duhet te ekzistojne kufij te qarte te pushtetit. Parlamenti duhet te merret me punet parlamentare. Ne kemi pare kohet e fundit qe parlamenti eshte marre me ceshtje qe jane kompetence e qeverise ose e presidentit. 20 vitet e kaluara ne kemi mesuar se nuk kemi nevoje per diktature absolute qe vjen nga diktatura.
Qe prej vitit 2005 dy here jane rrezuar nga populli presidentet autoritare. Vitin e kaluar presidentit Bakijew iu desh te largohej nga vendi pasi kishte urdheruar te qellohej ndaj demostruesve. Ne nje referendum shumica e popullsise dha voten per ndryshimin e sistemit. Kirgistani ishte vendi i pare i Azise qendrore qe ndjek demokracine parlamentare sipas shembullit perendimor.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Sistemi poliltik shihet megjithate si jo i qendrueshem. Rivalet me te forte te Atambajew per postin e presidentit kane kercenuar qe me pare me zhvillimin e protestave te reja masive nese shohin se zgjedhjet jane fallsifikuar. Qe gjate fushates elektorale ata akuzuan Atambajew se shperdoron ndikimin e tij ndaj organeve dhe institucionet shteterore. Qe ne vere te vitit te kaluar ka pasur trazira ne Jug te vendit gjate te cilave jane vrare qindra vete. Presidentja ne largim Otunbajewa ka bere pergjegjes klanin e Bakijew-it. Kurse ne Jug fajin ia vene qeverise se Bishkekut.
Autor Christina Nagel / Aida Cama
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora