Plot 1.500 kilometra rrugë dytësore dhe lokale
Autori i Lajmit: red.
Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) e Bankës Botërore konfirmoi sot se jep një hua prej 20 milionë USD, me kushte koncensionale për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dytësore rurale, sipas kërkesës së bërë nga Qeveria Shqiptare.
Financimi i IDA-s synon të përmirësojë aksesin në shërbimet kryesore dhe tregje, veçanërisht në zonat malore. Gjithashtu do të përmirësojë menaxhimin, financimin dhe gjendjen e rrugëve malore në vend, si dhe do të mbështesë futjen e sektorit privat në mirëmbajtjen e këtyre rrugëve, duke luajtur një rol nxitës edhe për përfshirjen e donatorëve të tjerë në këtë sektor.
Projekti synon të ndërtojë dhe përmirësojë rreth 1.500 km rrugë dytësore dhe lokale dhe sipas studimit të fizibilitetit të përgatitur me konsulencën e Bankës Botërore, kosto totale tij parashikohet të arrijë rreth 400 milionë USD. Projekti është parashikuar që të realizohet brenda një periudhe prej 4-5 vjetësh dhe të përfundojë me 12 dhjetor 2012.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008