Tiranë, Dhoma e Tregtisë 550 biznese brenda vitit
Autori i Lajmit: red.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës, ka rritur llojet e shërbimeve ndaj biznesit, ç ka ka ndikuar në rritjen e anëtarësimit të bizneseve. Kjo Dhomë numuron sot 2.150 anëtarë, kryesisht të bizneseve prodhuese, të shërbimeve, ndërtimit, etj, nga 1.600 që ishin në vitin 2007.
Kryetari i DHTI-së, Gjokë Uldedaj tha të mërkurën për mediat se "Kjo Dhomë po rrit në mënyrë të shpejtë llojet e shërbimeve që afron ndaj biznesit dhe synon krijimin e partneritetit me shtetin, pasi vlerëson veten si partner strategjik në zhvillimin ekonomik të vendit".
Sipas tij, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, afron informacionet më të fundit për ndryshimet ligjore, për tregun, nivelin e eksporteve apo importeve, etj, sepse është organizuar një sektor i veçantë dhe i kualifikuar, i cili merret me këto probleme.
Dhe përveç tyre, DHTI afron dhënien e çertifikatës së origjinës, luan rolin e agjentit të shërbimit për regjistrimin e markës tregtare, patentës dhe dizenjove industriale për t i mbrojtur anëtarët e vet nga falsifikatorët që hyjnë në tregun shqiptar, etj. Ndërsa po punohet për zhvillimin e forumeve të shumta të biznesit, vendosjen e partneriteteve me biznese të huaja, ky institucion, ka futur dhe format e reja të komunikimit, botimet periodike, informacionin, publikimet e ndryshme, shërbimet falas, ëeb-site etj.
Por krahas tyre, DHTI e Tiranës, synon të bëhet pjesë e projekteve të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të vendit, ku pritet të përfundohen disa projekte konkrete.
Gjithashtu, DHTI po punon për të hapur një qendër panairesh, krijimin e një rrjeti shkollash profesionale, etj.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008