E Diel, 1 Nëntor 2026

Plumb ne koke 26-vjecarit nen akuze Konstandin Xhuvani

Policia shpall ne kerkim Kostandin Xhuvanin dyshohet si personi qe qelloi me arme mbi viktimen. Arrestohen 2 bashkepunetoret Zela e Ymeri

Krimi i vrasjes mes te rinjve rikthehet ne kryeqytet. Nje i ri ka humbur jeten mengjesin e djeshem ne Tirane pasi dyshohet te jete vrare nga tre te njohur te tij nje prej te cileve djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani. Krimi ka ndodhur ne shtepine e viktimes dhe nga policia mesohet se 26-vjecari Alfred Musabelliu eshte qelluar me nje plumb ne koke nga i riu Xhuvani. Mesohet se gjithcka ndodhi kur viktima ka shkuar per te sqaruar nje konflikt te dy diteve me pare me shokun e Xhuvanit Albi Zelen. Ne momentet e sqarimit ka nderhyre djali i regjisorit te njohur dhe deputetes dhe ka qelluar me plumb ne koke Alfred Musabelliun duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Policia e njoftuar per ngjarjen ka arrestuar dy nga tre autoret ndersa mesohet te jete shpallur ne kerkim djali i deputetes se PS-se Kostandin Xhuvani. Po nga te njejtat burime policore mesohet se Xhuvani eshte autori i ekzekutimit te te riut 26-vjecar ndersa dy te rinjte e tjere jane bashkepunetore te tij. Nga te dhenat e para hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur per motive banale. Policia e kryeqytetit ka shpallur ne kerkim te dyshuarin si autor te ketij krimi ndersa ne ambientet e Drejtorise se Policise jane marre ne pyetje dy te arrestuarit per te zbardhur shkakun e grindjes qe coi ne vrasjen e 26-vjecarit Musabelliu.

Ngjarja

Ngjarja ndodhi dje ores 0800 ne rrugen e Ali Visha ne Tirane. Si pasoje e goditjes me arme zjarri ka gjetur vdekjen e menjehershme 26-vjecari Alfred Musabelliu me banim ne Tirane. Ne vendngjarje shkuan menjehere oficere te Policise per Hetimin e Krimeve te Renda eksperte kriminaliste te cilet bene te mundur sigurimin dhe keqyrjen e vendit te ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat. Per hetimin e kesaj ngjarje u ngrit nje grup i posacem hetimor nen drejtimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane si dhe drejtuesve te policise se kryeqytetit nderkohe qe vazhdon puna intensive per dokumentimin e plote te motiveve te kesaj ngjarje. Nga hetimet e kryera nga specialistet e Seksionit kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit u konkludua se autore ne kete vrasje jane shtetasit Kostandin Gjergj Xhuvani 22 vjec me banim ne Tirane i cili dyshohet te jete autori kryesor ne kete vrasje dhe eshte shpallur ne kerkim Albi Zela 23 vjec me banim ne Tirane si dhe Donald Ymeri 22 vjec me banim ne Tirane. Aktualisht nga grupi hetimor ne vendngjarje po punohet intensivisht per zbardhjen e rrethanave motiveve te kesaj ngjarje te rende ndersa po punohet per kapjen e shtetasit Kostandin Xhuvani i cili tashme eshte identifikuar dhe shpallur ne kerkim.

Hetimi

Burime policore bejne te ditur se kane qene banoret e zones ata qe kane degjuar te shtena armesh dhe kane lajmeruar uniformat blu. Sipas uniformave blu ngjarja e ka pasur zanafillen e saj dy dite me pare kur viktima kishte debatuar per motive krejt banale me Albi Zelen ndersa diten e djeshme kishte shkuar per tu sqaruar me te. Por ne sqarim e siper eshte qelluar me arme zjarri dhe dyshohet se arma eshte perdorur nga djali i deputetes. Policia sekuestroi ne vendngjarje gezhojen e dale nga arma tip TT me te cilen u qellua nje here ne koke Musabelliu. Uniformat blu kane shpallur ne kerkim edhe Kostandin Xhuvanin i cili eshte djali i regjisorit Gjergji Xhuvani dhe deputetes se Partise Socialiste Luiza Xhuvani. Burime nga policia bene me dije se Gjergji Xhuvani eshte pyetur nga policia nese kishte ndonje dijeni per vendndodhjen e djalit te tij por ky i fundit mesohet te kete deklaruar se i biri ishte larguar nga banesa duke i marre edhe nje shume lekesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›