E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 apo vetem pak 70 mije euro

Dritan Prifti ka rene ne carkun qe kishte ngritur kunder kreut te LSI-se Ilir Meta. Deputeti qe i eshte bashkuar PS-se ka vetedorezuar ne prokurori prova qe e inkriminojne ne nje ryshfet 70 mije euro

Ne tentative per tu hakmarre ndaj kreut te LSI-se deputeti dhe ish-ministri i Energjetikes Dritan Prifti ka rene ne kurthin e krijuar nga ai vete. Mania e Priftit per te filmuar ne cdo moment takimet e rendesishme e kane cuar ish-ministrin e Energjetikes qe te filmoje veten sipas prokurorise duke marre nje Bonus prej 70.000 eurosh ryshfet. Prifti mendonte se kishte fshire kete video qe e perfshinte ate vete ne afera korruptive.

Por specialiste te huaj te nje kompanie private gjate ekspertizes se videos te dorezuar nga Prifti kane gjetur gjurme te ketij regjistrimi te fshire. Me kerkese te prokurorise videoja e fshire eshte rikthyer nga ekspertet e huaj te cilet kane nxjerre te gjitha te dhenat qe Prifti kishte menduar se i kishte eliminuar nga kompjuteri qe kishte dorezuar ne prokurori. Ne video jane regjistruar dy persona mes te cileve ish-ministri Dritan Prifti dhe nje personazh tjeter. emrin dhe funksionin e te cilit gazeta nuk e publikon per shkak te vazhdimesise se hetimeve. Ne kete video midis dy personave flitet per perfitime te parregullta nderkohe qe eshte filmuar edhe ndarja e nje shume parash prej 70 mije eurosh.

Nderkohe qe disa ore me pas ka ardhur edhe reagimi i ish-ministrit Dritan Prifti i cili ka deklaruar se eshte i cuditur. Kush e beson qe une do filmoja veten duke bere korrupsion - shprehet deputeti Prifti. Duke folur per kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme e cila ka i kerkuar Kuvendit autorizim per ndjekjen penale te tij Prifti ka deklaruar Do ta kisha sqaruar lehtesisht situaten nese do me ishte bere nje thirrje e thjeshte per sqarim. Prokuroria dyshon se eshte bere korrupsion pasi ka pare nje video te re te regjistruar nga vete une si video e Ilir Metes. Por mania per te filmuar fshehurazi e ish-ministrit qe ka fiksuar cdo levizje qe ndodh ne zyren e tij nuk eshte dicka qe habit njeri tashme. Gjate deklarates se tij Prifti ka shprehur gatishmerine per te bashkepunuar me prokurorine ne te ardhmen edhe ne rast se do ti hiqet imuniteti.

Dy dite me pare Prokuroria e Pergjithshme ka dorezuar prane Kuvendit te Shqiperise nje kerkese per heqjen e imunitetit te deputetit Dritan Prifti i cili disa dite me pare ka dorezuar nje video ku akuzon kreun e LSI-se per afera korruptive. Sipas kerkeses te dorezuar nga prokuroria ne zyrat e Kuvendit mesohet se gjate ekspertizes se videos specialistet kane rikuperuar edhe nje video tjeter te fshire ne te cilen dallohet ish-ministri Dritan Prifti me nje tjeter duke ndare nje shume prej 70.000 eurosh. Ne kete kerkese te perftuar nga burime konfidenciale mesohet se ne baze te hetimeve paraprake prokuroria do te ngreje akuzat per korrupsion pasiv. Nderkohe qe zyrtarisht organi i akuzes nuk ka ngritur akoma asnje akuze per shkak te imunitetit. Ne rast se nga Kuvendi i Shqiperise do te pranohet kerkesa e bere nga prokuroria per heqjen e imunitetit Dritan Priftit do ti duhet te perballet me akuzen e korrupsionit pasiv te funksionarit te larte shteteror ne bashkepunim.

Sipas legjislacionit shqiptar ne rast se nje zyrtar i larte i shtetit do te rezultonte fajtor per korrupsion pasiv atehere ai denohet nga 4 deri ne 12 vjet dhe me gjobe nga 1 ndash 5 milione leke te reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›