E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Ajtyresa Qeveria duhet te largohet

Partia Socialiste kerkoi serish dje largimin e qeverise dhe Kryeministrit Berisha pasi sipas saj ai eshte fajtori kryesor per situaten aktuale dhe per korrupsionin ne vend. Ne nje deklarate per shtyp anetarja e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste Megi Ajtyresa tha se Kryeministri aktual nuk duhet te lejohet me qe te vjedhe pasurine kombetare. Perfaqesuesja e PS-se u ndal edhe ne ngjarjen e dates 21 janar ku akuzoi kreun e qeverise se po pengon hetimet dhe institucionet per zbardhjen e ngjarjes se dates 21 janar. Kjo qeveri duhet te ike sot. Shqiptaret sduhet ta lejojne te vjedhe pasurite kombetare dhe zgjedhjet e ardhshme. Prokuroria nuk duhet te ndalet ne proceset qe ka nisur. Shqiptaret duan drejtesi dhe zbardhjen e vrasjeve prandaj do te dalim ne proteste me 18 shkurt - tha Ajtyresa. Ne emer te PS-se Ajtyresa pershendeti edhe vendimin e prokurorise per heqjen e imunitetit te Ilir Metes dhe Dritan Priftit. E pershendesim prokurorine per vendosmerine qe po tregon ne goditjen e kusarise dhe kerkojme largimin e koalicionit te turpit urgjentisht nga qeveria. Saliu duhet te largohet sepse genjeu shqiptaret dhe perbalti opoziten duke thene se video-hajnia e zevendesit te tij eshte montazh - u shpreh Ajtyresa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›