E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata liron gardistin Alfred Ahmetcenaj

Prokuroria kerkoi Arrest me burg per vrasje ne rrethana cilesuese me shume se nje here gjykata i cmoi provat te pamjaftueshme

Pamjaftueshmeria e provave dhe mosprovimi nga ana e akuzes se gardisti Alfred Ahmetcenaj ishte personi qe urdheroi vartesin e tij Agim Llupo te qellonte mbi turmen bene qe gjykata ta lironte te akuzuarin. Masa e caktuar nga gjykata per komandantin e njesise speciale ne Garden e Republikes pavaresisht kerkeses se prokuroreve per Arrest me burg ka qene Detyrim paraqitje duke i caktuar si detyrim qe te jete ne dispozicion te hetimeve per zbardhjen e ngjarjeve te 21 janarit. Vendimi per lirimin e gardistit Ahmetcenaj eshte dhene dje nga gjyqtari Shkelqim Mustafa i njejti qe la ne burg vartesin e komandantit te njesise special ne burg ndersa dy net me pare ka caktuar masat e arrestit Burg me afat 30-ditor per kater gardiste te tjere. Seanca ka filluar ne oren 0930 ne Gjykaten e Tiranes dhe vetem pese minutat e para te saj jane zhvilluar me dyer te hapura pasi me kerkese te prokuroreve dhe vendim te gjyqtarit Mustafa seanca u zhvillua me dyer te mbyllura. Shkaku ka qene i njejte si ne rastin e gardistit Llupo ruajtja e sekretit hetimor dhe kompleksiteti i ceshtjes. Pas nxjerrjes nga salla te medias dhe familjareve njeri nga tre prokuroret e pranishem ka marre fjalen duke shpjeguar rrethanat e ceshtjes dhe pse i akuzuari duhej lene ne burg. Pas prokurorit e ka marre fjalen avokati Perparim Noka i cili deklaroi se organi i akuzes nuk ka paraqitur asnje prove qe te provohet implikimi i klientit te tij madje me provat e paraqitura nuk provohet se Ahmetcenaj ka qene personi qe urdheroi te qellohej mbi turmen. Pasi ka degjuar dy palet dhe eshte terhequr per vendim disa minuta me vone gjyqtari Mustafa ka liruar te akuzuarin Alfred Ahmetcenaj per pamjaftueshmeri provash nga akuza dhe caktoi masen detyrim paraqitje per te. Ne perfundim te seances avokati Noka u shpreh i kenaqur nga vendimi i gjykates duke theksuar per mediat se per klientin e tij prokuroria nuk disponon te asnje prove qe ishte urdheruesi i Llupos per te qelluar mbi turmen. Pas seances se djeshme per komandantin e njesise speciale te Gardes sot pritet qe para gjykates te vleftesohen masat e dhena ne mungese per kater gardistet e arrestuar dy net me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›