E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon prokuroria Rrjedhja e informacionit jo nga ne

Pas akuzave per rrjedhje te informacioneve hetimore nga ana e organit te akuzes lidhur per ngjarjen e 21 janarit ka ardhur edhe reagimi i prokurorise. Prokuroria e Pergjithshme me ane te nje njoftimi per mediat ka ngritur shqetesimin lidhur me informacionet e publikuara ne media per hetimet e ngjarjeve te 21 janarit. Sipas ketij institucioni ne hetime marrin pjese edhe institucione te tjera si policia eksperte te kriminalistikes apo te mjekesise ligjore. Pikerisht kur gjate hetimit kane qene edhe keta te fundit ka pasur rrjedhje informacioni ne media. Sipas ketij njoftimi Ne asnje rast kur te dhenat e hetimit kane qene te administruar nga prokuroret dhe oficeret gjyqesore te ceshtjes nuk ka ndodhur qe te kete pasur rrjedhje informacioni mbi procesin hetimor. Prokuroria shqiptare ka ndjekur me perkushtim dhe profesionalizem detyrat e saj per te hetuar ne menyre te plote te gjithanshme dhe objektive per te gjitha rrethanat dhe pistat e hetimit si per ngjarjet e 21 janarit ashtu edhe ceshtje te tjera qe lidhen me punen e saj te perditshme - theksohet me tej. Ne deklaraten e nxjerre nga Prokuroria e Pergjithshme flitet edhe per nxjerrjen e informacionit te klasifikuar si sekret per kerkesen e heqjes se imunitetit te deputetit Dritan Prifti. Per sa i perket publikimit te kerkeses se bere nga institucioni i prokurorise ndaj Kuvendit te Shqiperise per autorizimin per procedim ndaj z. Dritan Prifti sqarojme se pavaresisht se nuk jane akte qe mbrohen nga sekreti hetimor eshte vleresuar nga ana jone se informimi i publikut me kete fakt mund te menaxhohej nga ana e Kuvendit te Shqiperise. Per kete arsye korrespondenca eshte konsideruar sekret dhe nuk eshte vleresuar qe te percillej mediatikisht nga institucioni i prokurorise - thuhet ne deklarate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›