Plumb në kokë biznesmenit, më pas digjet
02/09/2009 Masakër në Vlorë, pas rrëmbimit të së premtes Abazaj u vra e u dogj me benzinë
Mister motivet dhe autorët. Borxhet, grabitja e konfliktet janë tre pistat e para
FIER- Trupi i qëlluar me një plumb në kokë dhe i djegur që i përket biznesmenit të zhdukur prej disa ditësh, Genci Abazaj, u gjet dje. Ndërkohë burimet policore thanë se janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohet se kanë qenë dëshmitarë në momentin që është rrëmbyer pranë pallatit të tij biznesmeni pak ditë më parë. Paraprakisht janë hedhur pistat e grabitjes, borxheve dhe konflikteve, por asgjë sështë e konfirmuar. I ndarë nga e shoqja me të cilën kishte dy fëmijë, Genc Abazaj jetonte më të shumtën e kohës në Itali, ku edhe kishte një firmë ndërtimi. Para pak kohësh ai kishte ardhur në Vlorë për pushime duke qëndruar pranë të afërmve të tij dhe kishte marrë me vete edhe vajzën 9 vjeçe, të cilën e kishte lënë tek njëri prej vëllezërve të tij në Elbasan..Vëllai i tij Albert Abazaj tregoi dje për mediat se ditën e premte Genci ishte nisur nga Uji i Ftohtë, ku ka shtëpinë në Vlorë dhe pas kësaj nuk ka pasur më lajme për të dhe as për personat me të cilët ka qenë. Prokuroria dyshon se autorët e kanë vrarë 39-vjeçarin pasi vëllai i tij denoncoi zhdukjen, për ti shpëtuar kështu ndonjë zbulimi të mundshëm. Për më shumë se 12 orë, trupi i pa jetë i biznesmenit Genci Abazaj, i cili u gjet i masakruar, iu nënshtrua ekspertizës së mjekësisë-ligjore në Tiranë. Familjarët e 39-vjeçarit, të cilët ndodheshin pas dyerve të morgut në Tiranë që mbrëmë, kanë mundur të tërheqin trupin e të familjarit të tyre rreth orës 12.00 për ta transportuar drejt banesës së tyre në Vlorë.
Masakrimi
Dëmtimet e shumta që kishte pësuar biznesmeni pasi i ishte vënë edhe flaka, vështirësuan identifikimin e tij, të paktën për policinë ishte e pamundur, kufomës iu vendos emri pasi familjarët e Abazajt njohën sendet personale të familjarit të tyre që ishin të njëjta me ato që gjendeshin te kufoma. Ka qenë një varëse floriri, të cilën biznesmeni e mbante në qafë, tepër e veçantë për nga punimi i saj me të cilën familjarët patën mundësinë e njohjes fillimisht të kufomës dhe më pas rezultatet e ekspertizës. Burime nga mjekësia ligjore, thanë se biznesmeni është torturuar më parë nga autorët. Më pas është qëlluar me një plumb në kokë e si pasojë ka gjetur vdekjen. Trupit të tij i është vënë zjarri. Ekspertët e mjekësisë ligjore nuk dhanë detaje se cilat goditje i kanë sjellë vdekjen biznesmenit, ndërsa nuk kanë bërë të ditur nëse ai është qëlluar me armë, por thanë se janë konstatuar shenja dhune në çdo pjesë të trupit të shkaktuara nga sende të forta, ku më shumë dyshohet të jetë levë hekuri në trup dhe organet jetësore dhe thikë në pjesët e fytyrës. “Fakti që ai ka lënë makinën të parkuar para pallatit, si edhe nuk ka marrë me vete asnjë dokument, apo telefonat me numrat e Italisë, ka shtuar dyshimet tona”, ka pohuar vëllai i viktimës. Në këto kushte, familjarët kanë bërë denoncimin në polici duke dyshuar shumë për rrëmbimin në mister të Genci Abazajt.
Zhdukja
Trupi i biznesmenit vlonjat të zhdukur qysh prej 3 ditësh është gjetur në një rrugë dytësore që lidh fshatrat Bishan-Povelcë në aksin rrugor Fier-Vlorë në afërsi të Levanit. Një çoban i asaj zone ku kishte ngritur edhe stanin ka parë skenën e frikshme dhe më tej ka lajmëruar policinë, e cila me shpejtësi ka shkuar në vendngjarje dhe ka transportuar viktimën për në morgun e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të Tiranës për ekzaminimet përkatëse. Viktima është gjetur prej policisë fierake e djegur rreth 80% dhe me shenja të dukshme dhune, të cilat e bënë të pamundur identifikimin. Operacioni i drejtuar nga drejtori i Drejtorisë së Policisë së qarkut Fier, Shemsi Premci, është shtrirë në rrethinat e Fierit, Vlorës, por nuk përjashtohet edhe fakti se vrasësit janë emigrantë nga Italia, ndaj një pistë e hetimit është edhe Italia, vendi ku shtetasi Abazaj drejtonte një firmë ndërtimi duke ushtruar një aktivitet privat. Abazaj është sjellë nga persona ende të panjohur në aksin dytësor Bishan-Povelcë, një rrugë kjo tepër e pashkelur.
Të afërmit verifikojnë identitetin
Lot e dhimbje në familje, kërkohet kapja e vrasësit
Në familjen Abazaj është hapur morti që në orët e para të mëngjesit pas marrjes së lajmit të hidhur se trupi i gjetur në afërsi të qytetit të Fierit i përkiste pikërisht 39-vjeçarit Genci Abazaj. Pas gjetjes së trupit mbrëmjen e së hënës, blutë e qytetit të Fierit kanë kontaktuar me ato të Vlorës duke i dhënë informacionin se ishte gjetur një trup duke përshkruar karakteristikat. Në të njëjtën kohë trupi është nisur për në spitalin e Fierit dhe më pas në morgun e Tiranës ku do të bëhej dhe ekspertiza përkatëse. Pas kryerjes së verifikimit të trupit nga ana e familjarëve doli se të dhënat përputheshin me të dhënat e viktimës. Duke marrë këtë lajm të hidhur familjarët që bën dhe verifikimin e trupit transmetuan që në orët e para të mëngjesit te të afërmit e tjerë se trupi i gjetur i përkiste të afërmit të tyre. Kjo ka bërë që në banesën e një prej vëllezërve Abazaj të hapej morti. Pas verifikimit të trupit, u bë dhe nisja për në qytetin e Tiranës për tu bërë një ekspertiza më e specializuar, proces i cili zgjati deri rreth orës 14.00. Më pas trupi u nis në drejtim të fshatit Tërbac të qytetit të Vlorës në vendlindjen e viktimës ku do të bëhet dhe varrimi ditën e martë. Panë familjes kanë mbërritur shumë njerëz dhe personalitete të ndryshme pasi një prej vëllezërve të Gencit, Alberti është një prej shkrimtarëve më të njohur të qytetit bregdetar. E ëma e Genci Habaj ka deklaruar se i biri ka pasur një çantë me vetë kur është larguar, e cila nuk dihet se çfarë ka pasur brenda.
Zbardhet mënyra e vrasjes së biznesmenit
Genci Abazaj u keqtrajtua, u qëllua me pistoletë dhe u dogj
TIRANE- Dy specialistë të Institutit të Mjekësisë-Ligjore kanë kryer dje ekspertizën e trupit të biznesmenit Genci Abazaj, i cili u ekzekutua një ditë më parë nga persona ende të paidentifikuar, nga policia dhe Prokuroria e qytetit të Vlorës. Burime pranë këtij instituti thanë se nga këqyrja e trupit të viktimës është vënë re se, biznesmeni vlonjat fillimisht është keqtrajtuar nga disa persona dhe më pas ai është vrarë me një plumb pas koke. Fill pas këtij momenti kufomës i është hedhur benzinë e më pas i është vënë zjarri. Specialistët mjeko-ligjore, por edhe ata kriminalistikë kanë mundur të ndërtojnë për afërsisht dinamikën e keqtrajtimin dhe më pas ekzekutimin e Genci Abazaj. Ata thanë se gjithçka ka filluar kur rrëmbyesit kanë parë në televizor lajmin e zhdukjes së tij. Të ndodhur në këtë situatë paniku, rrëmbyesit mund të kenë analizuar njëherë situatën dhe më pas, kanë marrë vendimin për ekzekutimin e tij. Fillimisht viktima është rrahur në ambientet ku mbahej i strehuar, pasi ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar dhëmbë të thyer, si dhe shenja të shumta dhune në trup. Pas këtij momenti ai është qëlluar me pistoletë pas koke, e cila ka shumë mundësi të ketë qenë me silenciator. Ndërkohë që pas mesnatës trupi i pajetë i Genci Abazajt është transportuar me makinë në një rrugë fshati, ku dhe është hedhur në një kanal, vend në të cilin ai është lyer me benzine dhe i është vënë zjarri.
Pista 1-Konfliktet
Po hetohen konflikte të mundshme që mund të ketë pasur 39-vjeçari vitet e fundit si përpara se të ikte në Itali, gjatë kohës së qëndrimit dhe gjatë kohës që merrej me ndërtime në shtetin fqinj. Gjithashtu po hetohet dhe ndonjë konflikt i mundshëm pas ardhjes në Shqipëri. Hetimet në të cilat janë përfshirë dhe krimet e rënda do të shtrihen dhe në shtetin fqinj, në Akuila aty ku 39-vjeçari ushtronte aktivitetin.
Pista 2 -Borxhet
Pista e marrjes së ndonjë huaje të madhe nga ana e Abazaj apo e dhënies së ndonjë shume nga ana e tij te autorët ose autorit. Burime nga policia bëjnë të ditur se pas gjetjes së trupit policia po heton në disa pista në mënyrë intensive duke marrë persona të ndryshëm në pyetje duke nisur që nga konfliktet dhe deri te borxhet, ndonëse ky fakt ende nuk është konfirmuar nga policia.
Pista 3 –Grabitja
Një grabitje e mundshme për ti marrë lekët që mund të ketë pasur me vete ose për kërkim të shumave të të hollave me qëllim lirimin e tij është një tjetër pistë hetimi. Autori ose autorët dyshohet të jenë të njohur me viktimën, pasi përgjatë ditëve nuk ka pasur asnjë sinjalizim për marrje të dhunshme apo rrëmbim, teksa ky fakt ende nuk është konfirmuar nga policia.