E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komision për kontrollin e çmimit të barnave

Për këtë arsye, Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin “Për mënyrën e funksionimit të Komisionit të Çmimit të Barnave”, propozuar nga Ministri i Shëndetësisë.

Ky sistem kontrolli i çmimeve, i njohur ndryshe si “External Price Reference” ose EPR, është një sistem i përdorur gjerësisht nga shumë vende të botës. Gjithashtu nga 28 vende të BE, 24 prej tyre përdorin këtë sistem prej vitesh.  Parimi ku mbështet ky lloj sistemi është krahasimi i çmimeve të barnave me çmimet që aplikohen nga vendet fqinje dhe në vende të tjera.

Duke zotëruar këtë informacion u kërkohet kompanive farmaceutike ulja e çmimit. Si vende referente për krahasimin e çmimeve janë përzgjedhur vende të cilat zotërojnë dhe ofrojnë informacion të saktë për çmimet e tregtimit të barnave në vendet e tyre. Janë përzgjedhur Italia dhe Greqia, si vende nga të cilat ne importojmë sasi të mëdha barnash dhe Maqedonia, si vend me karakteristika të tregut të ngjashme me tonat, veçanërisht për sa i përket numrit të përafërt të popullsisë.

Komisioni i Çmimit të Barnave, brenda datës 15 dhjetor, mblidhet për të shqyrtuar informacionin e përpunuar nga specialistët e çmimeve të barnave në Drejtorinë Farmaceutike, për barnat jashtë listës së rimbursuar nga ISKSH-ja. Në këtë mbledhje, komisioni miraton çmimet që do të shpallen zyrtarisht.  Mbledhjet e Komisionit të Çmimit të Barnave janë të vlefshme kur në to janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të tij.

Miratimi i çmimeve të barnave bëhet me votim të hapur dhe vendimi merret me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Në rast se ka barazim votash, vota e kryetarit është vendimtare.  Komisioni i Çmimit të Barnave, kur është e nevojshme, mblidhet me njoftim të kryetarit, për të miratuar çmimet e deklaruara për barnat që regjistrohen gjatë vitit kalendarik. Në këto raste, miratimi i çmimit të barnave bëhet brenda 30 (tridhjetë) ditëve pas depozitimit të deklarimit të tyre, pranë Drejtorisë Farmaceutike. /start/

                                                                                             2012-02-02 08:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›