Aksident i katërfshitë në Koplik, 20 të lënduar

Policia e Shkodrës tha se aksidenti u regjistrua në segmentin rrugor në afërsi të fshatit Shtoj i Ri, ku dy furgonë me targa shkodre, që udhëtonin në drejtime të kundërta, si dhe një autoveturë tip Benz, janë përplasur midis tyre.
Në aksident u përfshi edhe një motoçikletë, duke e çuar në 20 numrin e të plagosurve. Forcat e policisë rrugore të mbërritura menjëherë në vendngjarje, kanë nisur hetimet rreth shkakut të këtij aksidenti, ndërkohë që dy autoambulanca, kanë transportuar të plagosurit për në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po i jepet ndihma e shpejtë.
Nga sa bëhet e ditur, më i dëmtuari ndër të gjithë është drejtuesi i motoçikletës, Eljaz Baroti, 75-vjeç, banor i qytetit të Koplikut të rrethit Malësi e Madhe, i cili ka pësuar disa fraktura në kokë dhe trup./Start/
2012-02-01 17:57