Plumba kokës: Tiranë, qëllohen në makinë dy vëllezër

Policia mbrëmë në vendin ku ndodhi vrasja
Terror në stacionin e fundit të Tiranës së Re. Vritet Ingland Haxhialiu, i vëllai në vdekje klinike në spital. Arrestohet autori.
Autori Adrian Ndreka kapet në Mamurras, viktimat i kishin borxh.
Një 30-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri dhe vëllai i tij u plagos rëndë e më pas kaloi në vdekje klinike në spital mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në kryqëzimin e njohur si stacioni i fundit i Tiranës së Re, në një moment të populluar nga shumë njerëz. Burime policore identifikuan viktimat si Ingland Haxhialiu, 30 vjeç dhe vëllanë e tij, Sokol Haxhialiu, 42 vjeç.
Shumë dëshmitarë të tronditur nga ngjarja i kanë dhënë policisë detaje të rëndësishme të ngjarjes. Ndërkohë që për shumë minuta ankthi ka përfshirë të gjithë zonën. Po sipas burimeve nga Policia, i dyshuari si autor i ngjarjes është Ardian Ndreka, 30 vjeç, nga Mamurrasi. Sipas hetimeve të para të Policisë, dy viktimat po udhëtonin në të njëjtin automjet së bashku me personin që në një moment ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt tyre. Mësohet se personat në makinë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në lidhje me një borxh të pashlyer dhe gjakrat janë nxehur shumë, sa njëri prej tyre ka shkrehur armën ndaj bashkudhëtarëve të tij.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)