Rita Ora: Jam nje djale-vajze
Rita Ora eshte padyshim nje nga kengetaret me te suksesshme te vitit 2012. Per kete arsye, ajo eshte gjithmone ne qender te vemendjes se mediave, duke nisur qe nga veshja e saj. Pervec faktit se eshte nje nga sensacionet me te medha ne muzike keto dy vitet e fundit, Rita gjithashtu eshte njera nder kengetaret me stilin me te bukur ne boten e te famshmeve. Ajo se fundmi ka pozuar per numrin me te ri te revistes "Harper's Bazaar" i cili do te dale ne muajin janar, ku eshte shfaqur vertete seksi dhe sharmante. Duke folur per kete reviste, Rita ka thene se ajo nuk ka ndonje stil te percaktuar dhe se i pelqen t'i provoje te gjitha nga pak, duke kombinuar stile nga me te ndryshmet. "Une jam nje djale-vajze. I dua atletet e mia dhe me pelqen te kombinoj te rehatshmet me gjerat shkelqyese. Me pelqen madheshtia e sharmantes dhe elegances, sepse e dua stilin e ekzagjeruar", ka thene Rita. Ylli kosovar ka folur gjithashtu edhe per artistet qe kane influencuar ne muziken e saj duke permendur idhullin e saj, Gwen Stefani dhe kengetaren Beyonce Knowels. Nderkaq, Rita me 28 nentor ka qene e pranishme ne Tirane ne nder te 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise ne nje koncert ku u ka dhuruar te pranishmeve spektakel te vertete duke deshmuar edhe njehere se sa krenare eshte ajo per rrenjet e saj.