E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle thirrje Greqisë: Të zgjidhen problemet me fqinjët, të zgjerojmë BE-në

Greqi- Komisioneri europian për zgjerimin, Stefan Fule, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Greqi dhe ka kërkuar që Athina të zgjidhë problemet me fqinjët dhe të japë një kontribut të rëndësishëm për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Ai ka zhvilluar një takim me ministrin e jashtëm grek, Dimitris Avramopulos në Athinë, dhe ka kërkuar që Greqia tq japë ndihmën e saj për integrimin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Turqisë.

Në bisedimet e këtij takimi nuk ka munguar edhe konflikti për çështjen e emrit me Maqedoninë. Fyle ka thënë se do të jetë i angazhuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, dhe ka lënë të kuptohet se publikimi i progress-raportit do të sjellë lajme të mira për shtetin Maqedonas. Gjithashtu ai ka kërkuar nga Greqia që ky konflikt të zgjidhet sa më parë.

Vetë ministri Avramopulos, tha se shteti helen do të mbështesë integrimin e fqinjëve, ndërsa në lidhje me Maqedoninë ai ka kërkuar që ky shtet të bëjë një lëvizje në përputhje me iniciativat e BE-së.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›