E Diel, 1 Nëntor 2026

Plumba në mes të Kamzës. Plagoset një person, por rrezikohen dhjetra nxënës shkolle

Share

Qyteti i Kamzës është bërë sërish objekt i ngjarjeve të dhunshme. Gjatë pasdites së sotme, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë një automjet Golf 3, duke tentuar që të vrasin drejtuesin e mjetit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Kamzës, ndërsa si pasojë e plumbave, ka mbetur i plagosur Riza Musaj.

Nga të shtënat e armëve kanë rrezikuar jetën dhjetra nxënës të shkollës “Ibrahim Rugova”, duke qenë se ajo ndodhet fare pranë vendit të ngjarjes. Për fat, asnjë prej nxënësve nuk është qëlluar.

Mendohet që shkak i kësaj ngjarje të ketë qenë një konflikt pronësie.

Vetëm disa ditë më parë, po në Kamëz, ndodhi një vrasje tronditëse, duke qenë se u krye nga një punonjës policie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›