Fuere: Të mos përsëriten incidentet
Aktet e dhunës, që ndodhën gjatë ditëve të para të fushatës zgjedhore, kanë pasoja serioze dhe të dëmshme për aspiratat e vendit për anëtarësim në BE dhe NATO. Kështu theksohet në deklaratën e përbashkët të shkruar të euroambasadorit, Ervan Fuere, dhe ambasadores amerikane në Maqedoni, Xhilian Millovanoviq, në të cilën theksohet se incidentet e javës së kaluar nuk duhen përsëritur. Të dy ambasadorët u takuan veç e veç me liderët e BDI-së, Ali Ahmeti, dhe të PDSH-së, Menduh Thaçi, me qëllim që të diskutojnë për aktet e dhunës dhe për çështje të tjera lidhur me zgjedhjet. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve dhe rekomandimeve nga ambasadorët Fuere dhe Millovanoviq, incidente janë shënuar edhe gjatë ditës së djeshme në Tetovë.