E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumba tek Kryqi i Kuq, policia nis hetimet

TIRANE-Tre plumba të gjetur në ambientet e Kryqit të Kuq në Tiranë kanë alarmuar drejtuesit e kësaj shoqate humanitare ditën e djeshme.
Plumbat janë konstatuar nga punonjësit të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.
Të kontakuar nga News 24 Kryqi i Kuq shqiptar bën me dije se plumbat janë gjetur në oborrin e rrethimit të brendshëm të kësaj shoqate dhe për ta është dicka e pazakonte.
Burime nga blutq e kryeqytetit bëjnë me dije se plumbat e pashpërthyer janë dërguar në laboratorin kriminalistik për ekzaminim dhe se hetimet vazhdojnë.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›