E Diel, 1 Nëntor 2026

Plumbi që vrau John Kennedyn, i porositur nga CIA?

Plumbat që dolën nga arma që vrau presidentin amerikan JF Kennedy në vitin 1963 ishin porositur nga CIA. Kështu të paktën pretendon studiuesi italian, Claudio Accogli në librin e tij “Kennedy duhet të vdesë”, libër studimor që ka dalë në shitje nga Amazon.

Accogli shkruan se në dokumentet e kohës është gjetur se plumbat ishin prodhuar në një fabrikë amerikane me porosi të agjencisë sekrete CIA, transmeton TCH.

Shkrimtari italian thotë më tej se arma e përdorur në atë që quhet vrasja e shekullit ishte “Gladio”, lloj pushke italiane me precizitet të lartë nga distanca. “Glaudio”, thotë ai, ishte një pushkë e huaj për shërbimet sekrete amerikane dhe për vetë NATO-n dhe zgjedhja e saj si mjet për vrasjen e Kennedyt është bërë për të humbur gjurmët.

John Fitzgerald Kennedy u ekzekutua në Dallas, më 22 nëntor të vitit 1963, dy vjet pasi mori detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Vrasja e tij edhe sot e kësaj dite mbetet një mister. Fillimisht u arrestua Lee Harvey Oswald, që dyshohej si autor i vrasjes, por në fund në akuzën e ngritur kundër tij mungonte ajo e vrasjes së Kennedyt.

Në vend të kësaj, ai u akuzua për vrasjen e një oficeri policie. Por para se të gjykohej, një tjetër amerikan, Jack Ruby, e qëlloi atë për vdekje, duke shtuar akoma më shumë misteret rreth vrasjes së presidentit amerikan. Vetë ky i fundit vdiq nga kanceri më 3 janar 1967, para se të dilte në gjyq.

Pasuesi i Kennedyt, Lyndon Johnson urdhëroi ngritjen e një komisioni hetimor në Kongres për hetimin e vrasjes së Kennedyt. Komisioni drejtohej nga Earl Warren. Në përfundim të hetimeve komisioni “Warren” tha se Oswald ishte vrasësi i vetëm i presidentit.

Rezultati i këtij hetimi ngjalli dhe ngjall akoma debate. Pjesa më e madhe e qytetarëve amerikanë besojnë në ekzistencën e një konspiracioni për vrasjen e Kennedyt dhe se Oswald u përdor si “karrem”. Një sondazh i Fox News, në vitin 2004, doli në përfundimin se 66 për qind e amerikanëve thonë se ka pasur konspiracion dhe 74 për qind e tyre besojnë se Oswald ishte vetëm zbatuesi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›