Plumbi..
Mbetja e plumbit eshte plumb ishte nje nga parullat e protestes se Grupimit te Reagimit Qytetar per ndalimin e importit te mbetjeve ne Shqiperi organizuar disa jave me pare para kryeministrise. Plumbi eshte nje nga 55 llojet e mbetjeve qe tashme me vendim qeverie mund te hyje ne Shqiperi.
Dhe ja mberriti treni me plumb nga Serbia por nga qe ishte predhe u zbulua e u ndalua u raportua. Sa plumb tjeter do vij kjo nuk dihet.
Duke mbetur thjesht tek plumbi edhe pse shumekush e di se sa shkaterrues eshte ai per shendetin e mjedisin nuk mund te mos informohet publiku per punishtet qe shkrijne plumb buze perrenjve e lumenjve dhe sidomos prane portit te Durresit.
Edhe pse keto punishte normalisht kane leje mjedisore helmet e prodhuara prej tyre perfundojne ne plazhet shqiptare.
Shumekush ka degjuar neper rrugica pallatesh te thuhet ne kerkim te mbetjes se plumbit kush ka bateri per te shit. Dhe bejne shume mire te shkretet por halli me i madh eshte kur keto mbetje do vine me vapor apo me tren. Ne liste te importit jane dhe mbetje te zinkut nikelit aluminit plastikeve etj.
Dhe ja ne Bari te Italise u kapen hedhurina frigoriferesh e lavatricesh qe natyrisht permbajne nga keto mbetje me shumice te destinuara per Shqiperi qe po ti kish lejuar dogana Italiane nuk do kish problem per pritesit ne Shqiperi qekurse perfaqesuesi i Ministrise se Mjedisit tha ne publik se per ne nuk jane mbetje.
Mbetja e Bismuthit eshte M..
Mbetja e Bismuthit eshte M.. ishte nje tjeter parulle e protestuesve. Edhe kjo jo aq per te treguar qe Bismuthi si mbetje qe rrezikon per derisa perdoret edhe ne reaktoret berthamore se sa per ti treguar publikut se nuk duam m..ra te botes ne Shqiperi.
Por ja qe pas VKM-se famekeqe te importit te mbetjeve nje tjeter edhe me poshteruese u miratua ne fundvitin qe shkoi ku spikat berja zero e tarifave doganore per llumrat e ujerave te zeza krahas mbeturinave urbane e klinike. Nuk e di se sa do te na ndeshkonte OBT aspak po me mire ndeshkim po te mos zeronim tarifat e ujerave te zeza. Por duket se terreni per ta menderosur Shqiperine eshte gati.
Mbetja e turizmit shqiptar
Ne nje debat televiziv per importin e mbetjeve u aludua nga nje kundershtar i ketij importi vete artikullshkruesi se edhe ne Vloren turistike eshte projektuar te ngrihet impiant riciklimi mbetjesh e paraprire e mbeshtetur dhe nga nje tjeter VKM sipas te ciles pritet pylli i Sodes dhe shpallet zone e lire per rreth 500 hektar. Aludimi duket paska qene i sakte.
Mesohet keto dite nga shtypi se sipas projektit S.C.O.R.I.A hartuar nga Agjencia Rajonale per Parandalimin dhe Mbrojtjen e Ambientit ARPA me qender ne Pulja qenka dhe qyteti i Vlores si vend-perpunim plehrash. Ne projekt per impiante perpunim plehrash eshte dhe Shkodra dhe fusha pjellore e Maliqit ne Korce ku do te ndertohet impianti gjigant qe mund te mbledh plehrat e gjithe rajonit.
Por pa u futur tek ceshtja e raportit te industrise se plehrave me bujqesine e ushqimin teme e nje shkrimi tjeter le te shihet se cfare i mbetet turizmit bregdetar Shqiptar. Gjiri i Drinit vec planit per perpunim plehrash ka plan te miratuar per TEC prane kenetes zone e mbrojtur e Merxhanit qe do punoj me bio-llumra te importit Gjiri i Lalzit do kete prane super TEC-in me qymyr. Durres - Kruje-Shkoder do jene edhe nen kujdesin tymrave e pluhurit te serise se fabrikave te cimentos.
Bregdeti i Semanit eshte i siguruar nga Industria e naftes. Gjiri i Vlores dashuria e vecante e Berishes por dhe e Nanos eshte tashme pjeserisht e pushtuar nga industria antituristike si petrolifera dhe TECi i zi e pritet te kapitulloj nese aty ngulet dhe superporti i kontinierve.
Mrekullia e Karaburunit Llogorase e Shashices eshte projektuar per gardhim me 250 super kulla celiku nga 117 metra te larta. Ajo qe i mbetet turizmit ne Shqiperi eshte bregdeti Jonian me vendas te revoltuar per vjedhje pronash si ne Gjirin e Kakomese per shembull.
Dhe akoma nuk dihen mire projektet ne kete bregdet si ai i marrjes se ujit ne Syrin e Kalter per ta derguar ne Itali Plani i Berluskonit me Nanon apo projekti per gazsjellesin Rus qe do kaloj nga Igumenica deri ne Gji te Vlores etj. per te pare se cmbetet nga mbetja e turizmit ne Shqiperi.
Protestuesit kur shkruan parullen Mbetja e Plumbit eshte Plumb donin ti thonin qytetareve se importi i mbetjeve eshte nje atentat ndaj Super Miss Planetit ndaj te Bukures se Dheut. Ka akoma kohe per te shmangur atentatin.